Desha të pyes për punën e agjërimit. Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) e ka lavëruar agjërimin e Davudit (Alejhi Selam), po ashtu e ka ndaluar te agjëruarit e ditës së shtunë, e nëse ne marrim vendimin për me agjëru një ditë po një jo (agjërimin e Davudit Alejhi Selam) ,e n momentin që na bie agjërimi i ditës së shtunë a kemi të drejt ta agjërojmë këtë ditë apo jo?

Përgjigjja: Rreth agjërimit të ditës së shtunë ka mospajtime mes dijetarëve.Disa thonë se hadithi që e ndalon atë është i dobët.

?Disa të tjerë thonë se hadithi është i saktë dhe duhet punuar me të, domethënë që ditën e shtunë nuk lejohet të agjërohet në asnjë rast tjetër përveç muajit Ramazan (edhe pse ky është mendimi i një pakice shumë të vogël të dijetarëve).

?Mendimi më i saktë, in shaa Allah, është mendimi i atyre dijetarëve (që janë xhumhuri / pjesa dërmuese) të cilët thonë se- edhe nëse themi që hadithi është i saktë – qëllimi me ketë hadith është veçimi i ditës së shtunë në shenjë madhërimi për të, në mënyrë që të mos u përngjasohet hebrenjëve të cilët e madhërojnë këtë ditë.

?Kështu që, nëse njeriu e ka traditë të agjërojë me agjërimin e Dawudit, alejhis selam, dhe kjo i bie që të agjërojë edhe ditën e shtunë, atëherë nuk ka të keqe në këtë.

? Po ashtu, nëse dita e Arafatit apo Ashures, bie në ditën e shtunë, atëherë nuk ka të keqe nëse njeriu e agjëron atë ditë.

Allahu e di më mirë!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit