Dhënia iftar agjëruesve

Pyetje: “Disa shoqata bamirëse mbledhin donacione prej myslimanëve, me qëllim të përgatitjes së projekteve për dhënien iftar myslimanëve të varfër gjatë muajit të Ramazanit. Ai i cili u jep të holla këtyre shoqatave, a e arrin shpërblimin e atij që i jep iftar agjëruesit, apo duhet patjetër që personalisht ta bëjë një gjë të tillë?”

Përgjigje: “Nëse myslimani jep të holla për iftarin e varfanjakëve, ai do të shpërblehet dhe padyshim se kjo është prej lëmoshës, pa marrë parasysh a e bënë këtë personalisht, apo përmes tjerëve që i sheh si të besueshëm, apo prej shoqatave të besueshme”.

(Shejh Ibn Baz- Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneu-uiah)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit