Dhurimi i një pjese të mishit të kurbanit apo akikas për komshiun jobesimtar

Pyetja e parë nga fetuaja nr. 11754 (pjesa 26, fq. 108)

Pyetje: A lejohet t’i japësh nga mishi i kurbanit apo akikas komshiut tënd nëse ai është jobesimtar dhe nuk të pengon në zbatimin e fesë?

Përgjigje: Lejohet që komshiut tënd jobesimtar t’i japësh nga mishi i kurbanit dhe akikas, ngaqë kjo është prej bamirësisë ndaj fqinjit dhe zbatim i të drejtës së tij.

Suksesi është prej Allahut. Salatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua:

AbdulAziz bin Baz

AbduRrezzak Afifij

Abdullah Gudejan

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit