Dija e humbur dhe duatë rimuese

Dija e humbur dhe duatë rimuese1
(www.sayingsofthesalaf.net)

Ibën ‘Abâsi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë:

“Drejtoju njerëzve një herë në javë, dhe nëse të duhet ta bësh këtë më shpesh, atëherë dy herë në javë; dhe nëse të duhet ta bësh edhe më shpesh, atëherë tri herë në javë; dhe mos i lodh ose mërzit njerëzit me Kuran. Të mos ju gjej (unë juve) duke ju shkuar njerëzve duke i nxitur e këshilluar e duke ju treguar ngjarje gjatë kohës kur ata janë duke folur mes vete, duke i ndërhyrë bisedat e tyre dhe duke i lodhur ata. Në vend të kësaj, dëgjo, dhe kur ata të thonë, drejtoju atyre kur ata dëshirojnë ta dëgjojnë fjalimin tënd. Dhe ji i vëmendshëm ndaj bërjes së lutjeve tua si rimë, rri larg kësaj, sepse nuk kam parë të Dërguarin e Allahut (sall-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij të kenë bërë diçka tjetër [veçse qëndrimin larg kësaj].”

El-Buhârî, El-Sahîh ‘Çfarë urrehet tek bërja e duave si rimë’.

Shënime:
Në këtë transmetim, sahabiu i shquar ‘Abdullâh bin ‘Abâs jep disa direktiva (porosi) rreth të qenit të mençur dhe të vetëdijshëm rreth gjendjes së njerëzve gjatë mësimit të tyre dhe thirrjen e tyre për tek Allahu. Ai këshilloi që një person të mos u drejtohet njerëzve e tu japë ligjërata shumë shpesh, që ata të mos mërziten e të mos ngopen nga të dëgjuarit e Kuranit. Ky gjykim është marrë nga Suneti i të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) transmetuar nga Ibën Mes’ ûdi. Kjo traditë gjithashtu shpreh antipatinë (mospëlqimin) ndaj mundit për të shpërndarë dijen në një mënyrë e cila mund të jetë e dëmshme për qëllimin që ka.

Jemi të dekurajuar tua shpërndajmë dijen atyre që nuk e dëshirojnë atë ose atyre që nuk janë entuziastë për ta pranuar atë, ose t’i ndërpresim njerëzit gjatë kohës kur ata janë duke folur. Jemi të inkurajuar tua mësojmë dijen atyre që shprehin dëshirë për këtë, sepse kjo do të thotë që ka më shumë gjasë që marrësi i kësaj dije të përfitojë nga ajo.

Ky transmetim gjithashtu paralajmëron kundër praktikës së bërjes së duave (lutjeve) me rimë. Kjo ndodh, sepse ngarkimi i vetes me bashkimin e lutjeve sipas rimës bie në konflikt (bie ndesh) me gjendjen e të qenit i përulur duke e përgjëruar Allahun, gjë që duhet të jetë e pranishme te njeriu në kohën kur i lutet Atij. Nuk ka ndonjë kundërshtim mes kësaj dhe faktit se disa nga lutjet dhe thëniet Profetike rimojnë, sepse Pejgamberi kurrë nuk përpiqej t’i rimonte ato, por ishte gojëtar (shprehës) pa u munduar fare, e të njëjtën kohë ishte tërësisht i përulur para Allahut.

Përshtatur nga Ibën Hexhr, Feth El-Bârî.

1 Fjalë që kanë tingujt e fundit të njëjtë. (Marrë nga fjalori “Cambridge – online”).

Burimi: http://www.sayingsofthesalaf.net/index.php/wasted-knowledge-andrhyming-
prayers/#ixzz1DLmI98j5

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit