Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Disa çështje rreth thirrjes (dawetit) dhe thirrësit

4f7cc74f-7524-4b40-a11a-54ced107b39f
Ky ajet kuranor: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf 108, përfshin disa çështje madhështore:
 
1. Rruga e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe e pasuesve të tij, në të vërtetë është thirrja për tek Allahu. Kjo është baza e rrugës së Pejgamberëve është thirrja për tek Allahu, rruga në të cilën kanë ecur.
 
2. Ai i cili ka mundësi të bëjë thirrje dhe nuk e bën këtë, ai nuk e ka realizuar pasimin ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Në pasimin ndaj tij ka mangësi të madhe.
 
3. Thirrja për tek Allahu duhet të bazohet dhe të bëhet me sinqeritet të plotë. Thotë Allahu: “të ftoj për tek Allahu”, sepse ka njerëz që thërrasin për te vetja e tyre, qëllimi i tyre është lavdërimi prej të tjerëve, të kenë pasues të shumtë, shkëlqim dhe madhështim prej të tjerëve, respekt e nderim nga ta etj. Këta nuk kanë thirrur për tek Allahu, por për tek vetët e tyre.
 
4. Thirrësi duhet të bëjë thirrje me largpamësi, me dije prej Kuranit e sunetit. Ai i cili thirr, do të ballafaqohet me njerëz që janë kundërshtar të hapur, inatçi, sjellës të dyshimeve etj. Nëse ka dije, atëherë do të ketë mundësi të shkatërrojë dyshimet që i sjellin, ose përmes gjuhës, ose pendës, sepse thirrja bëhet me gjuhe dhe bëhet me laps gjithashtu, si dhe me mjete të tjera. Kusht për thirrësin është posedimi i dijes. I padituri nuk është i përgatitur dhe nuk është i vlefshëm të bëjë thirrje. Edhe nëse është adhurues i madh, njeri i devotshëm, që qëndron larg mëkateve, ka frikë Allahun, porse nuk ka dije, atëherë nuk është meritor për t’i thirrur njerëzit për tek Allahu. Adhurimi e devotshmëria e tij është gjë e mirë, mirëpo sa i përket thirrjes nuk e meriton të jetë thirrës. Së pari duhet të pajiset me dije, pastaj të fillojë thirrjen.
 
5. Shirku është mangësia dhe e meta më e madhe që i veshët Allahut. Është obligim për muslimanin ta pastrojë Allahun nga kjo e metë (të thotë SubhanAllah), sepse Allahu është i Përsosur, absolutisht. Ai që i bën shirk në adhurim Atij, ia ka veshur këtë të metë. Gjithashtu, ai që i mohon Cilësitë e Allahut dhe e shtrembëron kuptimin e tyre, sipas asaj që i thotë mendja apo vetja e tij, e nuk i beson ato siç Allahu i ka përmendur në Kuran dhe sunet, apo ai që e shëmbëllen Atë me krijesat e Tij, apo ai që i mohon Emrat e Tij dhe nuk i beson ato fare, të gjithë këta i kanë veshur të meta Atij. Gjithashtu e metë tjetër që i veshët Allahut është gjykimi me Ligje të tjera që nuk kanë zbritur në Kuran e sunet. Ai që e kundërshton Urdhrin e Allahut, ai që bën mëkat, ai që e vepron një ndalesë, edhe këta ia kanë veshur një të metë Allahut. Andaj, muslimani gjithmonë duhet të thotë SubahAllah (Allahu është i pa të meta), edhe nëse ka vepruar një mëkat, apo ka shkelur një të drejtë, apo ka vepruar një ndalesë. Junusi alejhi ue selem kur ka rënë në det dhe e ka përbirë balena, pasi nuk i është bindur urdhrit të Allahut, është lutur: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, Ti je i Pastër prej të metave/mangësive, unë kam gabuar!” Prej gjërave që ndihmojnë në faljen e gjynahut është përsëritja e shpeshtë e fjalës SubhanAllah.
 
Myslimani e ka për obligim të distancohet nga shirku dhe idhujtarët. Këtë e kanë obligim të gjithë muslimanët në përgjithësi, dhe thirrësit në veçanti.
 
Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset “Kitabu teuhid”.
  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva