Disa dobi nga përmendja e Allahut

Disa dobi nga përmendja e Allahut:

– përmendja e Allahut e përzë, e mposhtë dhe e thyen shejtanin.
– e kënaqë Allahun e Madhërishëm.
– i largon brengat dhe pikëllimet nga zemra.
– zemrës i sjellë gëzim, lumturi dhe hapje.
– bëhet shkak për ardhjen e riskut.
– bën që njeriu të jetë afër me Allahun.
– bën që njeriu të shpëtojë nga dënimi i Tij.
– bëhet shkak që gjuha të mos angazhohet me përgojim, bartje fjalësh, gënjeshtra fjalë të ndyta, të pavërteta e të kota.
– mexhliset e dhikrit janë mexhlise kur janë të pranishëm engjëjt, ndërsa mexhliset e gjërave të kota janë mexhlise ku janë të pranishëm djajtë.
– përmendja e Allahut është prej adhurimeve më të lehta, më madhështore dhe më të vlefshme.
– ajo është e barabartë me lirimin e robërve dhe me shpenzimin e pasurisë për hir të Allahut.
– ajo është koka e falënderimit ndaj Allahut. Nuk është falënderues ndaj Allahut ai që nuk e përmend Atë.
– ajo është ilaç dhe shërim për zemrën, ndërsa shkujdesja ndaj saj është sëmundje për të.
– në zemër ka ngurtësi, të cilën e shkrinë vetëm përmendja e Allahut.
– ajo i bën të kapërcyeshme gjendjet e rënda dhe i lehtëson vështirësitë.
– shtëpitë e Xhenetit ndërtohen me dhikër. Andaj, kur njeriu përmbahet nga dhikri, edhe engjëjt ndalen nga ndërtimi i tyre.
– përmendja e Allahut është pengesë mes njeriut dhe Xhehenemit.
– engjëjt kërkojnë falje për atë që e përmend Allahun, ashtu siç kërkojnë falje për atë që pendohet.
– dhikri dhe lavdërimi i Allahut bëjnë që njeriut t’i pranohen lutjet.

(Shkurtimisht nga libri “El-Uabil Es-Sajjib”, i ibn Kajjimit).

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit