Disa fjalë rreth miswakut

 

-Kanë ardhur mbi 100 hadithe që flasin për vlerën e miswakut.

-Qëllimi i përdorimit të miswakut para hyrjes në namaz është që personi të hyjë me gojë të pastër në të. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Miswaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin.” Ai e ka përdor atë para namazit të natës. Aisha radijAllahu tregon se kur ai është zgjuar për të falë namaz nate, ia kemi përgatitur (bërë gati) miswakun. Miswaku përdoret para çdo namazi (farz dhe të tjera).

-Miswaku nuk përdoret në publik, në mesin e njerëzve. Por, përdoret para se të hyhet në xhami, apo mexhlis, sepse dikush mund të gërditet.

-Me cilën dorë përdoret miswaku? Një mendim thotë me dorën e djathtë. Tjetri mendim thotë me të majtën. Mendimi i tretë është më i saktë: Kur personi do të pastrojë gojën nga mbetjet e ushqimit, atëherë e përdorë me dorën e majtë. Kur do ta pastrojë gojën (duke mos pasur mbetje nëpër dhëmbë) për të hyrë në namaz, atëherë e përdorë me dorën e djathtë.

-Miswaku përdoret edhe në rastin pasi personi ka folur shumë, sepse kur e bën këtë ndryshon gjendja e gojës së tij dhe është mirë të përdoret miswaku; apo rasti kur nuk flet për një kohë të gjatë, sepse edhe në këtë gjendje ndryshon gjendja e gojës (bëhen baktere e vjen një aromë).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Marrë nga derset live – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit