Disa njerëz i lënë mëkatet gjatë ramazanit, e pastaj u kthehen atyre kur përfundon ky muaj. A është kjo në rregull?

Disa njerëz i lënë mëkatet gjatë ramazanit, e pastaj u kthehen atyre kur përfundon ky muaj. A është kjo në rregull?

Hoxhë Petrit Perçuku: Muslimani e ka për detyrë të largohet nga të gjitha mëkatet dhe të pendohet prej tyre, qoftë në Ramazan apo jashtë tij. Ai duhet ta dijë se Allahu është Zoti i Ramazanit dhe i të gjithë muajve të tjerë të vitit. Allahu zemërohet me njeriun kur ai kryen mëkate, qoftë në Ramazan apo jashtë tij.

Prej shenjave që tregojnë se vepra e mirë është pranuar, është kryerja e veprave të mira pas saj. Ndërsa prej shenjave që tregojnë se vepra e mirë nuk është pranuar, është kryerja e veprave të këqija pas saj. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh!” Tirmidhiu.

Vazhdimësia e muslimanit në punë të mira dhe në lënien e mëkateve nuk është e kufizuar me ndonjë kohë, apo vend, apo muaj të caktuar. Pastaj gjurmët dhe mësimet e agjërimit duhet të mbesin si simbol në jetën e çdokujt.

Braktisja e mëkateve vetëm gjatë Ramazanit është keqkuptim i fesë Islame, duke caktuar disa kohë për kryerjen e mëkateve, kurse disa kohë tjera për pendim dhe kryerje të veprave të mira. Kjo është shenjë se Ramazani nuk ka lënë gjurmët e duhura në zemrën e njeriut, apo në sjelljet dhe moralin e tij. Njeriu duhet të dijë se jeta është e shkurtër, ditët në këtë botë janë të numëruara dhe vdekja vjen befas!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit