Disa parime të rëndësishme të cilat i nevojten muslimanit në rast fitnesh

Shejh Sulejman Rruhejli, ligjërues në Universitetin Islamik të Medines.

1. Mos paso emocionet, por t’i vësh nën kontroll të sheriatit.

2. Mos nxito, dhe bëhu i sigurt në bartjen e lajmit të vërtetë.

3. Kujdesu për diturinë dhe mësimin e saj dhe largohu nga padituria.

4. Në rast të kundërthënieve, përmbaju dijetarëve të mëdhenj dhe ke kujdes nga të vegjlit.

5.Largohu nga bidati dhe shoqëroje traditën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).

6. Largohu nga fiteja dhe ruaju se i afrohesh.

7. Më e lehtë është të parandalohet fitneja sesa të largohet më pas.

8. Ruaju epsheve kur ta marësh fetvanë, dhe mere vetëm atë fetva që është e ndriquar me argumentin.

9. Nëse nuk je nga nxënësit i dijes mos e mer fetvanë sipas ëndjeve, por pasoje atë që është më i ditur.

10. Ruaju nga luhatjet dhe qëndro në fe me dritën e Kuranit dhe sunetit.

11. Mos i kontesto argumentet e Kuranit dhe sunetit për hir të dëshirave, por dëshirat le të jenë në pajtim ato argumente.

12. Ruaju nga grupimet dhe ndasitë, dhe shoqëro xhematin.

13. Qëndro me drejtësinë dhe njerëzit e së drejtës dhe të së mirës dhe ruaju se shkakton padrejtësi, dëme dhe dhimbje.

14. Mos i kërko fitnet, por kërkoj Allahut mbrojtje nga sherri i tyre.

15. Mos u mashtro me dekorimet e fitneve, por shikoje realitetin e tyre me mendjemprehtësinë e besimtarit.

16. Ke kujdes nga ekstremizmi dhe bëhu me mesataren.

17. Kryej përgjegjësitë dhe ke kujdes nga papërgjegjësia.

18. Ke kujdes nga shkurtpamësia dhe njihe të vërtetën që nga rrënjët deri te gjurmët e saj.

Shkëputur nga audio ligjëratat : “Spjegim i kapitullit të fitneve nga sahihu i Muslimit” kaseta/24.

Përktheu: J.B.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit