Disa përgjigje në pyetjet rreth metodologjisë

Shejh Salih el Feuzan- Allahu e ruajtë

Shkëputur nga revista “Da’ue” [Thirrja]

www.sahab.net

Pastrimi/rregullimi i Akides është bazë-themel

Pyetje:

Ka disa nga njerëzit që nuk i dhënë rëndësi akides duke konsideruar se imani u mjafton. A mund të bëni një qartësim mbi rëndësinë e akides për muslimanin dhe si reflektohet kjo në jetën e përditshme të besimtarit, apo në marrëdhëniet me vetveten, apo edhe në rrethin ku jeton dhe me të gjithë muslimanët?

Përgjigje:

Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e tij, familjen dhe shokët e tij. Me të vërtetë rregullimi, pastrimi i akides është bazë-themel për atë se dëshmia “nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut,” njëkohësisht nënkupton se vetëm ai meriton të pasohet, dhe kjo është shtylla e parë e Islamit. Të gjithë pejgamberët që janë dërguar kanë predikuar pastrimin, rregullimin e akides, që mbi të të jetë e bazuar çdo vepër nga adhurimet apo gjërat tjera, dhe pa pastrimin e akides nuk ka dobi asnjë vepër. Allahu subhaneu ue teala thotë në Kur’an:

“Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij. E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit [ndonjë nga këta] kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar.” [En’Am, 88].

“Bënë kufr [mohuan të vërtetën] ata që thanë: “Allah është ai, Mesia, biri i Merjemes.” E vetë Mesia [Isai] tha: “O beni israil, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar [ia ka bërë haram] atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” [el-Maide,72]

“Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok [Allahut], veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve.” [Zumer, 65].

Nga këto ajete dhe të tjera na u qartësua rëndësia e pastrimit të akides, e cila është gjëja primare në thirrje. Çështja e parë në të cilën ngrihet thirrja, është pastrimi i akides, për atë se Muhamedi, alejhi selam, qëndroi në Meke 13 vite pas shpalljes duke thirrur në pastrimin e akides dhe në njësi, duke mos u bë legjitime asnjë nga detyrimet tjera vetëm pasi u shpërngul në Medine, përveç namazit, i cili u bë detyrim në Meke para shpërnguljes, ndërsa ligjet tjera janë bërë detyrë pas shpërnguljes, gjë e cila na argumenton se nuk janë të detyrueshme ligjet tjera para se të pastrohet akideja.

Ndërsa, ai i cili thotë se mjafton imani pa i dhënë rëndësi akides, ai është kundërshtim për atë se imani nuk ka mundësi me qenë i drejtë veçse pasi të pastrohet akideja; e nëse nuk ka akide të pastër, të rregulluar te ndokush, parimisht nuk ka iman e as fe. Grupacionet dhe partitë e përçajnë unitetin e muslimanëve dhe shkaktojnë probleme dhe ngatërresa.

Disa thonë se formimi i grupacioneve dhe partive është kusht për ngritjen e thirrjes në Allahun, posaçërisht në disa vende ku rrjeti i Fesë nuk është shumë i përhapur. Thirrja në Allahun është e kërkuar dhe e detyruar. Thotë Allahu subhanehu ue teala në Kur’an:

“Ti [Muhammed] thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata [kundërshtarët] me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” [Nahl, 125]

Por, nuk është nga metodologjia e thirrjes ndarja e muslimanëve në grupacione dhe çdo grup prej tyre të pretendojë se është në të vërtetën dhe të tjerët nuk janë në të vërtetën, siç është rasti me grupacionet e kohës së sotme. Por, është detyrë e çdo muslimani që ka dituri dhe ka njohuri të thirrjes, që të thërrasë për tek Allahu me syçeltësi dhe të bashkëpunojë me të tjerët në mënyrë që të mos ketë secili grupacion metodë të posaçme.

Pra, të gjithë muslimanët jemi te detyruar të kemi një metodë dhe të bashkëpunojmë të gjithë, të këshillohemi mes veti dhe nuk ka nevojë për ngritjen e grupacioneve dhe metodave të ndryshme, për arsye se kjo e kundërshton unitetin e muslimanëve dhe shkakton përçarje dhe probleme mes njerëzve, siç është edhe shumë e qartë me grupacionet e sotme, të cilat janë në fushën e Islamit në vendet Islame. Dhe nuk është e patjetërsueshme me qenë në grupacione që të bëhet da’ueti [thirrja] por ajo që është e domosdoshme është që ai i cili thërret duhet të jetë i pajisur me dituri dhe me urtësi dhe të ketë njohuri se si të thërras në rrugë të Allahut subhanehu ue teala, edhe nëse është i vetëm, ndërsa thirrësit në rrugë të Allahut patjetër duhet të kenë një metodë të saktë, e cila është edhe metoda e Muhamedit, alejhi selam, pa marrë parasysh në cilën pjesë të tokës jetojnë apo thërrasin.

Dispozita mbi pasimin e grupacioneve

Pyetje:

Cila është dispozita për atë që pason grupacionet, posaçërisht grupacionet që ngrihen fshehurazi dhe në ato që bëjnë betime?

Përgjigje:

Pejgamberi, alejhi selam, na ka paralajmëruar për ndarjen në grupe dhe na ka këshilluar ne që kur të ndodhin fatkeqësi të kapemi për xhematin dhe të qëndrojmë në atë që ka qenë Muhamedi, alejhi selam, dhe shokët e tij. Muhamedi, alejhi selam, thoshte:

“… janë ndarë çifutët në shtatëdhjetë e një grupe, dhe janë ndarë të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe, dhe do të ndahet ummeti im në shtatëdhjetë e tri grupe; të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit. I thanë: Cili është ai grup, o i dërguar i Allahut? Ai tha: “Ata që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.” Kur sahabet kërkuan nga Pejgamberi që t’i këshilloj, ai tha: “Ju porosis me dëgjim dhe respektim ndaj udhëheqësave, edhe nëse ju udhëheqë një rob nga Habeshe [Etiopia]. Me të vërtetë kush do të jetojë nga ju do të shohë kundërshtime të shumta, por ju kapuni për sunnetin tim edhe sunnetin e udhëheqësve pas meje, kapuni për ta me dhëmballa.”

Kjo është metoda që jemi të detyruar të pasojmë ne të gjithë muslimanët deri në Ditën Gjykimit, dhe në çdo rast mospajtimi, ata duhet të kthehen në atë që kanë qenë selefët e këtij ummeti në metodë, fe dhe në betim.

Gjykatësit janë ata që përcaktojnë murtedin [të dalin nga feja]

Pyetje:

Kush është murted? Kërkojmë që të na qartësoni se a gjykohet për një njëri si murted [i dalur nga feja] nëse në të dyshohet?

Përgjigje:

Të gjykuarit me [dalje nga Islami] është nga detyrat e dijetarëve të pajisur me dituri, dhe ata janë gjykatësit në gjykatat Islame dhe në vendet ku jepen fetva [mendime, gjykime, e tjera] dhe kjo ndryshon nga gjykatat tjera. Nuk është e drejtë e çdo njeriu apo e secilit që pretendon se është nga dijetarët e që i mungon jurisprudenca në fe, nuk është nga detyrat e tij që të gjykojë me [dalje nga feja] për arsye se ky veprim shkakton çrregullime dhe ndodh që të gjykohet për një njeri si i dalur nga Islami e ai të jetë musliman. Ndërsa, bërja e muslimanit jo-musliman, i cili nuk ndodhet në njërën nga gjërat që e përjashtojnë nga Islami, është rrezik shumë i madh dhe kush i thotë vëllait të tij: o jobesimtar, o fasik, dhe ai nuk është i tillë, me të vërtetë fjala i kthehet thënësit. Pra, ata që gjykojnë për dalje nga Islami janë gjykatësit e Islamit apo edhe dijetarët që japin fetva, ndërsa ata që bëjnë ekzekutimin janë udhëheqësit e muslimanëve, dhe e kundërta e kësaj sjell çrregullime në tokë.[4]

Ekzekutimi i të dënuarve i takon vetëm udhëheqësit musliman e askujt tjetër

Pyetje:

Nga disa nxënës të dijes vërehet nxitimi për largimin e muslimanit nga Islami, dhe disa nga këta konsiderojnë edhe ekzekutimin e atij personi të cilin e quajnë si të dalur nga feja në rast se këtë ekzekutim nuk e kryejnë udhëheqësit muslimanë?

Përgjigje: Ekzekutimi i të dënuarve është nga detyrat e udhëheqësit së muslimanëve, e jo për çdo person. Për atë se kjo shkakton çrregullime, bën ndarjen e popullatës, ngritjen në protesta, dhe shpërndarjen e të këqijave. Pra, ekzekutimi është nga detyrat e udhëheqësit të muslimanëve. Muhamedi, alejhi selam ka thënë:

“Faleni njëri-tjetrin në ekzekutime. E nëse paraqitet ai problem te udhëheqësi i muslimanëve, mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që dëshiron të ndërmjetësojë.”

Sepse, nga detyrat e udhëheqësit në Islam është ekzekutimi pasi të qartësohet e gjitha në gjykatat Islame mbi atë person që ka bërë akte të palejueshme, për të cilat Allahu ka përgatitë dënime, si për atë që vjedh apo për atë që del nga Islami, etj.

Përfundimi i kësaj është se ekzekutimi është nga detyrat e udhëheqësit, e nëse muslimanët nuk kanë udhëheqës, atëherë mjafton urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, dhe thirrja në Allahun me urtësi dhe këshilla të mira dhe debat të mirëfilltë. Dhe nuk lejohet që individët të bëjnë ekzekutime për arsyet që i cekëm edhe me herët, sepse kjo sjell çrregullime dhe kështu mund të vijë deri te ngritja në protesta dhe në të ka dëme më të mëdha sesa që ka dobi, siç e dimë edhe nga shumë rregulla sheriatike të Islamit, se largimi i të këqijave është më primar sesa veprimi i të mirave…

Kush mundohet që ta largojë ummetin tonë nga selefet e parë, ai është risimtar dhe ia do ummetit të keqen. Disa njerëz konsiderojnë se metoda e elhu sunetit dhe xhematit nuk është e përshtatshme në kohën tonë, duke u bazuar në atë se rregullat e sheriatit, të cilat i marrin parasysh ehlu sunnet uel xhema’ati, nuk ka mundësi të zbatohen sot!! Ai që konsideron se metoda e selefu salih nuk është e përshtatshme në këtë kohë, konsiderohet i devijuar, për atë se metoda e selefit të sinqertë është metodë për të cilën na urdhëroi Allahu që ta pasojmë atë deri në Ditën e Fundit. Muhamedi, alejhi salatu ve selem, ka thënë:

“… ai që jeton pas meje do të shohë kundërshtime të shumta, por ju kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e udhëheqësve të drejtë pas meje, kapuni për këtë me dhëmballë”.

Ky është detyrim për ummetin deri në Ditën e Gjykimit, dhe kjo argumenton se pa tjetër duhet ta zbatojmë metodën në të cilën kanë qenë selefët, dhe atë se metoda selefite është e përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend. Allahu subhanehu ue teala thotë në Kur’an:

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve [migruesve] dhe prej ensarëve [vendasve-ndihmëtarë] dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitim i madh.” [Teube 100].

Kjo përfshin gjithë ummetin deri në Ditën e Gjykimit. Detyrohemi të pasojmë metodën e të parëve tanë nga muhaxhirët dhe ensarët, për ç’gjë edhe imam Maliku ka thënë:

“Nuk rregullohet gjenerata e fundit vetëm se me atë që është rregulluar gjenerata e parë.”

Ndërsa ai që mundohet ta largojë këtë ummet nga e kaluara dhe ta largojë ummetin nga selefët e sinqertë, ai ia do të keqen muslimanëve dhe dëshiron ta ndryshojë këtë Islam, dëshiron të shpikë diçka që kundërshton Islamin e pastër, gjë të cilën jemi të detyruar ta refuzojmë, të ndërpresim rrjetin e tyre dhe t’i këshillojmë të tjerët që të ruhen prej tyre.

Patjetër duhet të zbatojmë metodën e selefit dhe t’i pasojmë vetëm ata; patjetër duhet te ecim në atë që kanë qenë ata, dhe këtë duke u bazuar në librin e Allahut dhe në sunnetin e të dërguarit, alejhi selam, siç e cekëm më lart. Dhe kush mundohet ta shkëputë ummetin e vonshëm nga ai hershmi në tokë, duhet të refuzojmë fjalën e tij dhe të ruhemi prej tij. Ata mund të bëhen të njohur me këto shprehje, por ato nuk kanë kurrfarë peshe. Islami e ndalon ashpërsinë gjatë thirrjes.

Pyetje:

Ajo që po vërehet në kulturën bashkëkohore Islame, është përmbajtja e mendimeve të disa grupacioneve të devijuara si Hauarixhët dhe Mu’tezilet. Tek disa vërejmë se përjashtojnë disa bashkësi nga Islami, e po ashtu vërehet ashpërsi e madhe ndaj mbretërive dhe fusakave [mëkatarëve] nga mesi i muslimanëve!.

Përgjigje:

Kjo është metodë e gabuar, sepse Islami e ndalon vrazhdësinë gjatë thirrjes. Allahu thotë në Kur’an:

“Ti [Muhammed] thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe debato me ata [kundërshtarët] me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” [Nahl,125]

Kurse, duke iu drejtuar pejgamberëve të Tij: Musait dhe Harunit, alejhimu selam, kur e kanë këshilluar Firaonin, Allahu thotë:

“Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.” [Ta Ha, 44].

Ashpërsia kthehet me ashpërsi dhe nuk sjell vetëm se të kundërtën e asaj që kërkohet, e që pastaj gjurmët e saja të këqija zbresin mbi muslimanët. Kërkohet thirrje me urtësi dhe me atë që është më e pëlqyer, si dhe sjellja me butësi me të thirrurin. Por, marrja me vrazhdësi e të thirrurit dhe sjelljet e këqija e largojnë, dhe kjo nuk është prej Islamit. Dhe, është detyrim i muslimanëve që të ecin në thirrjen e tyre mbi metodën e Pejgamberit, alejhi selam, dhe sipas këshillave dhe udhëzimeve Kur’anore. Ndërsa, tekfiri [nxerrja e dikujt nga Islami] ka rregulla Islame. Kush gjendet në njërën nga gjërat që përjashtojnë nga Islami, të cilat i kanë përmendur dijetarët e sunnetit, ai gjykohet me dalje nga Islami pasi t’i bëhen të ditura argumentet dhe t’i kuptojë ato. Ndërsa, kush nuk gjendet në këto gjëra, të cilat nxjerrin nga Islami, ai nuk është kafir [jobesimtar] edhe nëse bën mëkate të mëdha pos shirkut.

Përktheu: Unejs Murati

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit