Disa persona në rrjetet sociale kanë shoqëri fetare dhe kushëri e të afërm që s’janë praktikues të Islamit dhe kur bëjnë davet me postime, nuk veçojnë mes tyre, njëjtë e lexon një postim si injoranti si pasuesi i sunetit. Si këshilloni?

Përgjigjje: Duhet pasur kujdes, sidomos në këtë rast, të mos postohet një gjë të cilën e lexojnë të gjithë, ngase nuk janë të gjithë njerëzit në të njëjtin nivel ose kategori që ta kuptojnë ashtu siç do dhe synon postuesi. Ndryshe e lexon/kupton ai që falet që disa vite e ndryshe ai që nuk di. Aliu radijAllahu anhu ka thënë: “Flisni njerëzve me aq sa ata arrijnë të kuptojnë.”

? E rrjetet sociale janë njëjtë sikur t’u flitet njerëzve, madje dhe më shumë, ngase njerëzit (apo hoxhallarët) në rrjetet sociale kanë më shumë ndjekës dhe anëtarë (në listë) sesa pjesëmarrës nëpër mësime. Andaj, duhet t’u flitet njerëzve me aq sa kuptojnë ata.

✒️ Besoj që ekziston mundësia e ndarjes sa i përket privatësisë së postimeve, duke e parë një postim veç një pjesë që ti do, kur është për ata që janë më të avancuar në dije, ndërsa për të tjerët të postohet diçka që ata e kuptojnë.

? Allahu thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë…” Jusuf, 108. E prej dijes që e përmendin dijetarët është të kesh dije për personin të cilin e thërret. Pra, së pari të kesh dituri për fenë e Allahut, argumentet, por edhe për gjendjen e personit të cilin e thërret në fe, duke e ditur se çfarë niveli është dhe sa mund të pranojë prej teje. Duhet pasur kujdes si bëhet davet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit