Dispozita e anestezionit për dhëmbë, pastrimit, mbushjes apo nxjerrjes së tij

Pyetje: Nëse njeriu ka dhimbje në dhëmb, dhe më pas shkon tek stomatologu dhe bën pastrimin, mbushjen apo nxjerrjen e tij, atëherë a ndikon kjo në agjërimin e tij, nëse stomatologu përdor anestezionin?

Përgjigje: Ajo që u pëmend në pyetje nuk ndikon në agjërim, dhe as nuk merret në konsideratë. Por duhet të ketë kujdes që të mos përpijë gjakun apo ilaçet gjatë mjekimit të dhëmbit. Gjithashtu edhe anestezioni për dhëmb nuk ndikon në agjërim, sepse ai nuk hyn në llojin e ushqimeve dhe pijeve.

Abdulaziz ibën Baz.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit