Dispozita e ndërtimit të një medrseje me para të kamatës

Pyetje: Shejh i nderuar, kam në plan të ndërtoj një medrese. Fillimisht, me paratë e mia personale kam blerë tokën, por për ndërtimin e medreses duhen mjete të shumta. Këtë projekt ua kam prezantuar shumë njerëzve, dhe disa prej tyre më kanë ofruar një shumë të madhe të parave të fituara me kamatë, a është e lejuar që t’i pranoj këto para për qëllimin e cekur apo t’ua jap të varfërve dhe atyre që kanë nevojë? Na tregoni dispozitën e sheriatit lidhur me këtë, Allahu u shpërbleftë.

Përgjigje: Nuk ke mëkat nëse i pranon paratë e ofruara të kamatës me qëllim që t’ua japësh të varfërve, apo të ndërtosh medrese, sepse mëkati qëndron mbi atë i cili ka fituar paratë me kamatë. Por nëse ato para i japin me qëllim që ta pastrojnë pasurinë e tyre dhe të pendohen tek Allahu atëherë do të kenë shpërblim. Por nëse i japin me nijet të ibadetit dhe afrimit tek Allahu, kjo nuk u pranohet, mirëpo ai i cili i mer nuk ka mëkat.

Shkruan: Muhammed bin Salih el Uthejmin, 10/01/1419.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit