Durimi ndaj padrejtësive të udhëheqësve

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin

Nga Zubejr ibën Adij transmetohet të ketë thënë: “Shkuam tek Enes ibën Maliku dhe u ankuam për padrejtësitë e Haxhaxhit ndaj nesh, por ai na u përgjigj: “bëni durim, sepse çdo kohë që vie është më e rëndë se e mëparshmja, derisa ta takoni Zotin tuaj”, sepse kështu e kam dëgjuar të thotë Pejgamberi juaj”. (transmeton Buhariu).

Autori transmeton fjalët e Zubejr ibën Adij, i cili tregon se kanë shkuar tek Enesi, shërbëtori i Pejgamberit, i cili kishte jetuar gjatë, deri kah viti 90 sipas hixhretit, dhe kishte arritur t’i përjetonte disa nga fitnet. Andaj kishin ardhur për t’iu ankuar për padrejtësitë e Haxhaxhit, njërit ndër kalifët emevit, i cili ishte i njohur për zullum dhe vrasje, ishte një tiran i madh, Allahu na ruajtë.

Haxhaxhi kishte rrethuar Meken për ta luftuar Abdullah ibën Zubejrin, dhe kishte filluar që Qabenë ta gjuante me katapulta derisa e kishte rrënuar një pjesë të saj, dhe njerëzve u kishte shkaktuar shumë vuajtje dhe dhembje.

Këta kishin ardhur tek Enesi duke u ankuar për veprimet e tij, por ai u tha: “bëni durim”. Pra i urdhëroi të kenë durim ndaj tiranisë së udhëheqësve, sepse ndoshta udhëheqësit u hudhen njerëzve në qafë për shkak të padrejtësisë dhe gabimeve të vetë njerëzve, siq thotë Allahu: “E kështu, Ne u japim pushtet disa zullumqarëve mbi të tjerët, si dënim për
veprat e tyre të këqija” (El-En’am/129).

Nëse e sheh se udhëheqësit u kanë bërë zullum njerëzve në pasurinë dhe në veten e tyre, apo kanë penguar davetin e gjëra të ngjashme, atëherë mendo pak rreth gjendjes së atyre njerëzve dhe do të vëresh se belaja ka ardhë prej njerëzve, pra vetë ata kanë devijuar dhe për këtë Allahu ua ka hedhur në qafë udhëheqësit, sikurse transmetohet një thënie e selefit – nuk është hadith – “Ashtu çfarë jeni ju do t’i keni edhe udhëheqësit”.

Përmendet se disa kalifë emevit – mendoj se është Abdulmelik ibë Mervan – kur kishte dëgjuar se njerëzit po flasin për udhëheqësit, kishte mbledhur parinë dhe u kishte thënë: “A dëshironi që me ju të sjellemi sikur është sjellur Ebu Bekri dhe Omeri?” Ata thanë: “po, ashtu dëshirojmë”, Ai u tha: “Bëhuni si ata burra që i ka udhëhequr Ebu Bekri dhe Omeri, atëherë edhe ne do të sjellemi si ta”. Dmth njerëzit janë sipas udhëheqësve të tyre, dhe nëse udhëheqësit u bëjnë zullum atyre, atëherë në shumicën e rasteve kjo është si shkak i veprave të njerëzve.

Njëri ndër havarixhët kishte ardhur tek Aliu duke i thënë: “Pse njerëzit të kanë kritikuar ty, dhe nuk e kanë kritikuar Ebu Bekrin e as Omerin?” Aliu u përgjigj: “Sepse Ebu Bekri dhe Omeri kanë udhëhequr burra si unë, kurse unë jam duke udhëhequr burra si ti”. Dmth nëse njerëzit bëjnë zullum, atëherë udhëheqësit do t’u hudhen në qafë.

Për këtë, Enesi u tha: “Bëni durim”, Dhe ky është obligimi, pra është obligim që njeriu të bëj durim sepse pas çdo vështirësie vie lehtësimi, dhe mos mendo se punët rregullohen lehtë, ndoshta e keqja vie pa pritmas por kurrë nuk do të mbizotërojë mbi të mirën. Por duhet të bëjmë durim, dhe çështjet t’i trajtojmë me menquri dhe të mos dorëzohemi, sepse Allahu thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al Imran/200).

Më pas, Enesi u tha: “Çdo kohë që vie është më e rëndë se e mëparshmja, derisa ta takoni Zotin, sepse kështu e kam dëgjuar të thotë pejgamberi i juaj Muhammedi (salallahu alejhi ve selem). Dmth se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Çdo kohë që vie është më e rëndë se ajo e mëparshmja.” Dmth e rëndë në fe, dhe ky rëndim nuk është absolut, sepse ndoshta ajo kohë është e rëndë në disa aspekte, por në aspekte tjera është e mirë dhe e dobishme, e kështu me
radhë.

Megjithatë, sa më tepër që njerëzit të shtojnë mirëqenien, dhe sa më tepër të hapen ndaj njerëzve tjerë aq më tepër do t’u vien të këqia. Mirëqenia është ajo që e shkatërron njeiun; sepse kur njeriu shikon vetëm në mirëqenie dhe kënaqësitë trupore, do të bëhet i shkujdesur ndaj kënaqësisë së zemrës, dhe kështu i gjithë interesimi i tij do jetë në kënqësitë e trupit, i cili do të përfunoj në krimba dhe kalbje.

Kjo është belaja, kjo i ka dëmtuar njerëzit sot, thuajse çdo njërin që e takon thotë: Cili është pallati ynë? Cila është vetura jonë? Cilat janë mobiljet? Cili është ushqimi ynë?

Kështu thonë edhe ata që janë nxënës të dijes, bile disa prej tyre studiojnë që të arrijnë grada me të cilat e arrijnë kënaqësinë e kësaj bote, veprojnë sikurse njeriu të mos jetë krijuar për një gjë madhështore, ndërsa harrojnë se dunjaja dhe të mirat e saj janë vetëm mjete.

Ibën Tejmije thotë: “Njeriu duhet ta shfrytëzoj pasurinë ashtu sikurse e shfrytëzon gomarin për udhëtim, dhe ashtu siq e shfrytëzon tualetin për të kryer nevojën” Këta pra, janë ata që e dinë se çështë pasuria dhe e dinë vlerën e saj, pra të mos jetë qëllimi final pasuria, dhe ti grahi pasurisë, sepse nëse nuk i grah asaj, atëherë ajo do të grah ty, dhe atëher qëllimi yt do të jetë vetëm dunjaja.

Për këtë themi: Sa më tepër që njerëzve t’u zgjerohet kjo botë dhe të shikojnë kah ajo, atëherë do të humbin nga ahireti për aq sa kanë fituar nga dunjaja. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem)thotë: “Pasha Allahun, nuk kam frikë për ju varfërinë” dmth nuk kam frikë varfërinë për ju, sepse të mirat e kësaj bote do të vijnë, “Por kam frikë për ju se do t’u vijnë të mirat e kësaj botë, dhe më pas të bëni gara për to sikurse kanë bërë gara të tjerët para jush, dhe do t’u shkatërrojnë ashtu siq i kishin shkatërruar ata para jush”.

Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë të vërtetën, sepse kjo i ka shkatërruar njerëzit sot. Ajo që i ka shkatërruar njerëzit sot është garimi për dunja, sikurse të ishin krijuar për të, e jo ajo të jetë krijuar për ta. Pra janë preokupuar me atë që është krijuar për ta dhe kjo i ka shkujdesur ndaj asaj për të cilën janë krijuar, dhe kjo është kthim prapa, Allahut i kërkojmë shëptimin.

Nga ky hadith përfitojmë:

Është obligim durimi ndaj udhëheqësve edhe nëse kanë bërë zullum dhe mëkate, sepse ti së bashku me ta do të qëndroni të barabartë në të njëjtën pozitë para Mbretit të mbretërve, dhe nëse të kanë bërë zullum, ti do të jesh armiku i tyre në ditën e gjykimit.

Kurrë mos mendo se zullumi në dunja do të humbet, sepse e drejta e njerut patjetër se do t’i kthehet në ditën e gjykimit. Pra së bashku me ta do të qëndrosh para Allahut dhe Ai do të gjykoj mes tyre me drejtësi.

Duro dhe prite lehtësimin, sepse me këtë do të jeshë më i qetë dhe më stabil. Po ashtu, pritja dhe shpresimi i lehtësimit është ibadet, dhe nëse lehtësimin e pret nga Allahu, atëherë dije se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Dije se fitorja vie me durim, rehatia vie pas vuajtjes, dhe lehtësimi vie pas vështirësisë”.

Në këtë hadith ka tërheqje të vërejtjes nga të ligat e kohës, se koha ndryshon, dhe se ky ndryshim shkon kah e keqja. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Kush prej jush jeton më pas, do të shoh përçarje të mëdha”. Dhe mendoj se ne dhe jeta jonë jemi shumë pak në krahasim me kohën që ka kaluar, sepse jemi duke parë përçarje të shumta, jemi duke parë ndryshime të shumta mes viteve që kanë kaluar dhe viteve të tashme.

Një person i besueshëm më ka treguar se para disa kohësh kur thirrej ezani i sabahut në këtë xhami ku jemi tash, ishte i mbushur safi i parë, sepse njerëzit vinin më herët për të falë namazin e natës, ndërsa sot ku janë ata që vinë për të falë namazin e natës? Pra gjendja ka ndryshuar, sepse në atë kohë njerëzit kanë qenë siq thotë Pejgamberi (salallahu alejhi selem): “Sikurse shpendi, i cili në mëgjes del nga foleja i uritur dhe në mbrëmje kthehet i ngopur”.

Ata njerëz kur janë zgjuar në mëngjes kanë thënë: “O Allah na furnizo”, pra zemra e tyre ka qenë e lidhur me Allahun dhe Ai i ka furnizuar. Kurse tani, shumica e njerëzve janë të shkujdesur nga kjo, sepse ata janë mbështetur në tjetërkënd pos Allahut, ndërsa ai që mbështetet në diçka tjetër pos Allahut do të lihet në dorën e saj. Por elhamdulilah, në kohët e fundit s’ka dyshim se Allahu i ka udhëzuar të rinjtë, Allahun e lusim t’ua shtojë të mirat e Tij. Allahu i ka udhëzuar dhe janë drejtuar kah Allahu, dhe vërehet ndryshim të madh tek rinia në krahasim me vitet më parë, sepse para njëzet vitesh nuk janë vërejtur të rinjtë nëpër xhami, kurse tani elhamdulilah shumica e xhematit në xhami janë nga të rinjt, dhe kjo është një begati elhamdulilah, për të ciën shpresohet një e ardhme e ndritshme, dhe besoni se nëse populli përmirësohet, patjetër që edhe udhëheqësit do të detyrohen të përmirësohen.

Ndërsa vëllezërit tanë që jetojnë në vende tjera (jashtë Arabisë Saudite), të cilët i ka begatuar Allahu me udhëzim, shpresojmë që udhëheqësit e tyre të përmirësohen, dhe ne u themi këtyre vëllezërve bëni durim, sepse udhëheqësit e juaj do të përmirësohen përkundër dëshirës së tyre, sepse nëse përmirësohen popujt, atëherë domosdoshmërisht do të përmirësohen edhe udhëheqsësit.

Shkëputur nga: Spjegim i librit “Rijadu Salihin” 1/429-433.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit