Nga Jahja bin Kethiri (Allahu e mëshiroftë) përcillet të ketë thënë: “Nëse tek njeriu i sheh dy veti, atëherë dije se ato që vijnë pas tyre janë edhe më të mira: nëse e frenon gjuhën dhe e ruan namazin e tij.” (Es-Samtu, i ibën Ebi Ed-Dunja, fq. 564).
Ruajtja dhe frenimi i gjuhës konsiderohet si ruajtje e tërë gjymtyrëve, ngaqë ato e pasojnë atë. Ndërkaq, ruajtja e namazit llogaritet si ndihmesë për njeriun në kryerjen e të gjitha veprave të mira dhe prapësim për të nga të këqijat e mëkatet.

Shejh AbduRrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)
http://al-badr.net/

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit