Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Dyshimi në adhurime

Dyshimi në adhurime

Shkruar nga dijetari i madh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Dyshimi është luhatja midis dy çështjeve (duke mos e ditur) se cila prej tyre ka ndodhur.

Në tri gjendje gjatë adhurimeve nuk duhet të merret parasysh dyshimi:

  1. Nëse është vetëm iluzion joreal, sikur vesveset.

  2. Nëse i ndodh njeriut shpesh, saqë nuk kryen ndonjë adhurim pa pasur në të mëdyshje.

  3. Nëse dyshon pas kryerjes së adhurimit; në këtë rast ai nuk e përfillë atë, përderisa nuk është i bindur rreth realitetit të çështjes, dhe kështu vazhdon në bazë të bindjes që e ka.

 

Shembull: Një njeri e fali drekën dhe, pas namazit, ai dyshoi në numrin e rekateve të falura, se a ishin tri apo katër? Në këtë rast ai nuk e përfillë dyshimin, përveç nëse është plotësisht i bindur se i ka falur vetëm tri rekate. Atëherë ai e plotëson namazin e tij (d.m.th. e fal edhe një rekat), nëse nuk ka kaluar shumë kohë (përafërsisht 2-3 minuta), jep selam, pastaj bën sehvi sexhde dhe prapë jep selam. E nëse nuk i kujtohet veçse pas një kohe të gjatë, atëherë e përsëritë namazin.

Ndërsa dyshimi në raste tjera, pos këtyre të triave, duhet të merret parasysh…

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16971.shtml

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva