E di se është e ndaluar që të marrim mbiemrin e burrit kur martohemi por kam dëshirë të di argumentin,përse është e ndaluar ?

Përgjigjja: Nuk lejohet që gruaja ta marr mbiemrin e burrit të saj, siç është e përhapur në mesin e jomuslimanëve.

?Buhariu, nr.3508, e transmeton hadithin se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Çdonjeri që i atribuohet dikujt tjetër përveç babait të tij, duke e ditur këtë, bën kufër. Dhe, ai që i atribuohet një populli me të cilët nuk lidhje farefisnore me ta, le të përgatis ulësen e tij në Zjarr (të Xhehenemit).”

?Po ashtu, i Dërguari, salallahu alejhi we selem, thotë:”Kush i atribuohet dikujt tjetër përveç babait të tij, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i melekëve dhe mbarë njerëzve.” E transmeton Ibën Maxheh, kurse Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson të saktë në “Sahihul-Xhami” nr. 6104.

?Këto janë kërcënime të ashpra për atë që e ndërron mbiemrin e babait apo të familjes të tij, duke iu atribuuar një familje apo populli tjetër.

?Po ashtu, në këtë vepër ka imitim të jobesimtarëve, sepse ky zakon i përçmuar ka qenë i njohur vetëm te ata, derisa filluan disa injorantë prej muslimanëve ta marrin si zakon të tyre.

?Gjithashtu, me këtë vepër gruaja e mohon dhe e refuzon farefisin dhe familjen e saj,dhe kjo e kundërshton respektin, mirësinë dhe sjelljet / moralet e ndershme. Pra, nuk ka kurrfarë lidhje farefisnore mes burrit dhe gruas, atëherë si ka mundësi që ajo t’i atribuohet farefisit të tij?

?Pastaj, ka mundësi që ai ta divorcojë apo që burri të vdes, dhe ajo të martohet me një tjetër; a do ta vazhdojë ajo që sa herë të bashkohet me një tjetër ta ndërrojë edhe përkatësinë e saj?

?Këtu mund të shtojmë edhe diçka tjetër, e që është se kur gruaja i atribuohet babait të saj, atëherë këtu ndëlidhen disa dispozita që kanë të bëjnë me trashëgiminë, shpenzimi për të (gruan), mahremijen (të qenët mahrem i saj), etj; e kur ajo i atribuohet burrit të saj (pra e merr mbiemrin e familjes së tij), atëherë me këtë i asgjëson të gjitha këto.

? Pastaj,burri i atribuohet babait të vet, kështu që çfarë lidhje ka gruaja me farefisin e babait të burrit të saj.

?Pra, ky është gabim që bie ndesh me intelektin e shëndosh dhe realitetin. Burri nuk ka diçka që e favorizon ndaj gruas së tij, në mënyrë që ajo ta marrë mbiemrin e tij,kurse ai vet i atribuohet babait të tij.

?Kështu që, është obligim për atë që ka rënë në këtë gabim, duke iu atribuuar burrit të saj, ta përmirësojë gabimin dhe ta kthejë çështjen (mbiemrin e saj) ashtu siç ka qenë më herët (te babai i saj).

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit