Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

E ka braktisur mësimin përkundër dëshirës së nënës

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/1978

Një motër thotë se e ka braktisur mësimin dhe se nëna e saj nuk pajtohet me këtë vendim. Ajo dëshiron ta dijë se a ka bërë mëkat?

Shejhu: Në mësim ka mirësi dhe dobi të mëdha e të shumta. Secili mysliman dhe myslimane e ka për detyrë të mësojë dhe ta kuptojë fenë e tij, sidomos ato gjëra që assesi nuk bën të jenë të panjohura për të. Prej shkaqeve të lumturisë është mësimi i fesë, siç thotë i Dërguari (alejhis-salatu ues-selam): “Kujt Allahu ia do të mirën, ia jep të kuptuarit e fesë.” Pra, prej shenjave të mirësisë dhe të lumturisë është mësimi/kuptimi i fesë së Allahut, në mënyrë që myslimani ta dijë se me çfarë obligohet dhe çfarë e ka të ndaluar. Kështu, ai e adhuron Allahun me dije të plotë. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush merr rrugë për të kërkuar dije, Allahu ia lehtëson rrugën drejt Xhenetit.” Andaj, ti e ke për detyrë të mësosh dhe ta kuptosh fenë, nëse një gjë e tillë është e mundur nëpër shkolla islame, të mira e të sigurta. E, nëse nëna jote këmbëngul në këtë, atëherë kjo ta obligon edhe më shumë përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj mësimit të fesë, sepse bindja ndaj prindërve bën pjesë në ato gjëra që t’i shtojnë mirësitë dhe dobitë në dynja dhe ahiret. Andaj, nuk të takon ta kundërshtosh në këtë, përveç nëse në shkollë ka përzierje mes gjinive, apo gjëra tjera që të dëmtojnë në fenë tënde, atëherë, nëse është kështu, ti e ke për detyrë ta braktisësh mësimin edhe nëse prindërit e tu nuk janë të kënaqur me këtë. Sepse i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Bindja duhet të jetë vetëm në gjëra të mira.” Dhe thotë: “S’ka bindje ndaj krijesës nëse i bëhet mëkat Krijuesit.”

Allahu u dhëntë sukses të gjithëve! Salatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori