Është detyrë që injorantëve t’u mësohen rregullat e namazit

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/4480

Pyetje: “Gjyshja ime falet shumë, mirëpo namazi i saj nuk është i saktë. Jam munduar ta mësoj, por ajo thotë: “Kështu më ka mësuar filani e fisteku”. Atëherë, cili është vendimi fetar lidhur me namazin e saj?”

Përgjigje: Mundohu ta korrigjosh atë në gabimet që i bën, aq sa është në mundësinë tënde. Nëse ke dije dhe e di vendimin e Allahut rreth asaj qe e përmend, atëherë mundohu ta këshillosh dhe sqaroja gabimin. Për shembull: nëse ajo nuk e këndon el-fatihan apo teshe-hudin (et-tehijjatu), apo nëse ngutet në ruku e sexhde, atëherë mësoje dhe thuaj: “Kjo që je duke e bërë nuk mjafton.” Po ashtu lexoja hadithet e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), në mënyrë që t’i qetësohet zemra dhe të reflektojë e të kuptojë.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit