Falja e namazit pas atij që shkruan hajmali

Fetuaja nr. (2853):

Pyetje: Një njeri shkruan hajmali dhe njëkohësisht është imam i xhamisë. A lejohet falja e namazit pas tij?

Sqarim: Ky njeri nuk i shkruan këto hajmali për të bërë magji (sihër), por për qëllime të vogla (thjeshta), si: për dhimbje të kokës, për të porsalindurin në mënyrë që të pranojë qumështin e nënës dhe për tjera qëllime të ngjashme me këto. Shpresoj të ma sqaroni këtë çështje, sepse ka ndër dijetarët që thonë se, ky njeri është mushrik dhe nuk lejohet falja e namazit pas tij!

Përgjigje: Lejohet falja e namazit pas atij që shkruan hajmali (me vargje) nga Kurani dhe nga lutjet e ligjësuara, edhe pse ai nuk duhet t’i shkruaj ato, sepse bartja e tyre s’është e lejueshme. Mirëpo, nëse këto hajmali përmbajnë çështje shirku, atëherë nuk lejohet falja e namazit pas atij që i shkruan ato dhe duhet t’i qartësohet se një gjë e tillë është shirk. Ndërsa ai, i cili e ka për detyrë sqarimin, është secili që e di se ato përmbajnë shirk.

Suksesi është nga Allahu. Salati dhe selami janë për të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua në përbërje të:
AbdulAziz bin Baz, AbduRrezak Afifij, Abdullah bin Gudejjan, Abdullah bin Ku’ud.
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit