Fëmijët e kanë për detyrë t’i mësojnë prindërit e tyre nëse ata nuk dinë

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/18308

Pyetje: A kanë shpërblim fëmijët nëse e mësojnë prindin e moshuar rreth çështjeve të fesë dhe kryerjes së namazit?

Përgjigje: Po, madje ata e kanë për detyrë një gjë të tillë. Nëse prindi i tyre nuk di, ata e kanë për detyrë ta mësojnë atë. Mirëpo, këtë e bëjnë me fjalë të mira e të buta dhe jo me vrazhdësi, në mënyrë që ai të pranojë këshillën e tyre. Kështu duhet të sillen edhe me të moshuarit e tjerë apo me njerëzit në përgjithësi. Ai që i mëson të tjerët duhet të jetë i butë, ngaqë kjo është më e efektshme për pranimin e fjalëve të tij. Ashtu siç thotë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush privohet nga butësia është privuar nga çdo e mirë”. Pra, fëmija duhet të sillet gjithherë butë me prindin, vëllanë e madh, gjyshin, nënën dhe me të tjerët, në mënyrë që ata t’i pranojnë fjalët e tij. Ndodh që vrazhdësia të shkaktojë privim dhe mos arritje të rezultateve, andaj duhet të kihet butësi.

 

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit