Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Fillo thirrjen me teuhid

Teuhidi (njësimi i Allahut në adhurim), ka qenë pikënisja e thirrjes së Pejgamberëve. Ata nuk i kanë thirrur njerëzit në asgjë tjetër veçse në teuhid. Kur njerëzit e kanë kuptuar teuhidin, pastaj i kanë thirrur në adhurime. Kështu dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka mësuar shokët e tij të vepronin. Kur e ka dërguar Muadhin radijAllahu anhu në Jemen, ku ka pasur të krishterë, i ka thënë: “Gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh është shehadeti La ilahe ilAllah Muhameden Resulullah.” Në një transmetim tjetër thotë: “…njësimi i Allahut.” Pastaj thotë: “Kur ta pranojnë atë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë kohët e namazit.” Pra së pari është teuhidi e pastaj namazi. Jo siç veprohet tek ne, së pari fillohet me namazin e ndoshta për teuhidin nuk i flitet kurrë personit, dhe i thonë: “Kryesorja fillo të falësh namazin!” Kur shikon te jeta e këtij personi gjen shirkijate, besime të kota, betim në dikë tjetër përveç Allahut, i mbështetet dikujt tjetër përveç Allahut, shembull: i mbështetet ilaçeve që merr duke e konsideruar shkakun si veprues, ky është defekt në besim që njerëzit nuk e dinë edhe nëse falin namaz me vite, e thonë: “Mjeku më shpëtoi! Mos të ishte mjeku unë sot nuk do të isha gjallë!” Nëse beson se vërtetë e ka shpëtuar mjeku pa varësisht Allahut, ky është shirk i madh. Nëse nuk e beson ashtu, ky është shirk i vogël, i gjuhës.

Kur themi “shirku i vogël e shirku i madh” nuk është fjala që shirku i vogël të merret si diçka e lehtë. Porse dallimi mes tyre është se kush vdes me shirk të vogël nuk mbetet në xhehenem përgjithmonë. Ndërsa kush vdes me shirk të madh mbetet në xhehenem përgjithmonë. Shirku i vogël është mëkati më i madh i mëkateve të mëdha. Madje disa dijetarë kanë thënë se Allahu nuk e fal as shirkun e vogël nëse vepruesi i tij nuk pendohet para se të vdesë; nëse vdes me shirk të vogël Allahu nuk e fal dhe do të dënohet gjithsesi në Ditën e Gjykimit, e pastaj e nxjerrë Allahu nga aty. Kur njeriu e di rëndësinë e teuhidit dhe rrezikun e shirkut, nuk ka mundësi ndryshe veçse do t’i thërrasë edhe të tjerët në teuhid.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Transkriptim nga derset live.

  • Shpërndaje
Print Friendly and PDF

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

NA NDIQNI NË TELEGRAM

Arkiva
Kategori