Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Gjykimi me ligje të cilat nuk i ka zbritur Allahu

“Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetua”:

Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.

Pyetje: A është mysliman ai i cili nuk gjykon me ligjet të cilat i ka zbritur Allahu, apo është jobesimtar që ka bërë kufër të madh dhe nuk i pranohen veprat?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar thotë:

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është kafir (mohues i vërtetë).” (El Maide, 44).

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është dhalim (shkelës i vërtetë).” (El Maide, 45).

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është fasik (keqbërës i vërtetë).” (El Maide, 47).

Mirëpo, këto vendime janë për atë që e konsideron të lejuar dhe beson se është hallall një gjë e tillë. Ky është ai që ka bërë kufër të madh, dhulm të madh, dhe fisk të madh, që e përjashton nga feja. Ndërsa, nëse këtë e vepron për shkak të ryshfetit që i ofrohet, apo për ndonjë qëllim tjetër, duke besuar se një gjë e tillë është e ndaluar, atëherë ai konsiderohet vetëm një prej mëkatarëve.

Me Allahun vjen suksesi. Selamet dhe salauatet tona qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, dhe mbi familjen e shokët e tij.

***

Pyetja e njëmbëdhjetë prej fetua-së me numër: 5741, vëllimi i parë, faqe 780.

Ndërsa, dijetari i madh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, në një fetua të veçantë të tijën i sqaron gjendjet kur njeriu konsiderohet se ka bërë kufër të madh, sa i përket kësaj çështjeje, e kur jo. Ai u pyet:
Shumë prej myslimanëve e konsiderojnë punë të lehtë gjykimin me ligje që nuk janë të Allahut. Disa të tjerë besojnë se kjo nuk ndikon fare në të qenët mysliman. Ndërsa, disa të tjerë shkojnë aq larg sa që e konsiderojnë të lejuar një gjë të tillë, dhe nuk shqetësohen fare çfarë mund të rezultojë nga kjo. Cila është e vërteta lidhur me këtë çështje?

Përgjigje: Kjo çështje duhet shtjelluar: kush gjykon me ligje të cilat nuk i ka zbritur Allahu, duke e ditur se me këtë vepër është duke e kundërshtuar sheriatin e Tij dhe se e ka obligim të gjykojë me ligjet e Tij, mirëpo e konsideron të lejuar një gjë të tillë, se për të nuk kurrfarë pengese të veprojë kështu, dhe se atij i lejohet të gjykojë me ligje që nuk janë të Allahut, atëherë ai, tek të gjithë dijetarët, është kafir (jobesimtar) dhe ka bërë kufër të madh. Siç është rasti i atij që gjykon me ligje të prodhuara nga njerëzit, prej krishterëve, hebrenjve apo të tjerëve, duke pohuar se lejohet të gjykuarit me to, apo se ato janë më të vlefshme/mira se ligjet e Allahut, apo se ato janë të barabarta/njëjta me ligjet e Allahut, apo se njeriut i lejohet të zgjedh në mes të gjykuarit me Kuran dhe Sunet dhe të gjykuarit me këto ligje të prodhuara. Kushdo që e beson njërën prej këtyre ka bërë kufër me ixhma-në (konsensusin) e dijetarëve, siç e përmendëm më lartë.

Ndërsa, sa i përket atij që gjykon me ligje të cilat nuk i ka zbritur Allahu, për shkak të tekave/epsheve të tij apo të ndonjë kënaqësie të dynjasë, duke e ditur se me këtë tregohet i pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, se po e vepron një të keqe/mëkat të madh, dhe se për të është e obliguar të gjykojë me ligjet/sheriatin e Allahut, personi i këtillë nuk bën kufër të madh si i pari, mirëpo, ai e vepron një të keqe dhe mëkat të madh, dhe bën kufër të vogël. Siç kanë thënë Ibën Abasi, Muxhahidi, dhe të tjerë nga dijetarët. Me këtë vepër ai ka bërë kufër nën kufrin (e madh), dhulm nën dhulmin (e madh), dhe fisk në fiskun (e madh), dhe kjo vepër nuk është kufër i madh. Ky është mendimi i e Ehlus-sunnetit dhe xhematit në këtë çështje.

Allahu i Patëmeta thotë:

“Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu” (El Maide, 48).

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është kafir (mohues i vërtetë).” (El Maide, 44).

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është dhalim (shkelës i vërtetë).” (El Maide, 45).

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është fasik (keqbërës i vërtetë).” (El Maide, 47).

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En Nisa: 65).

“A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës) së injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El Maide: 50).

Pra, ligjet e Allahut janë ligjet më të mira dhe është obligim të pasohen ato, si dhe përmes tyre umeti përmirësohet dhe e arrin lumturinë në këtë botë dhe botën e ardhme. Madje, i gjithë njerëzimi përmirësohet përmes tyre, mirëpo shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm për këtë. Dhe, për këtë vetëm prej Allahu duhet kërkuar ndihma, sepse nuk ka forcë e as ndryshim veçse përmes Tij.

“Mexhmu’ fetaua ue mekalat muteneuia” vëllimi i pestë.

Përktheu: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva