Hadithi: "Çdo borxh që tërheq pas ndonjë dobi është kamat"

http://binbaz.org.sa/mat/3408

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: A është i saktë hadithi ku thuhet se: “Çdo borxh që tërheq pas ndonjë dobi është kamat”?

Përgjigje: Hadithi është i dobët, mirëpo kuptimi i tij tek dijetarët është i saktë. Pra, nëse dhënia e borxhit kushtëzohet me sjelljen e ndonjë dobie për atë që e jep, ai është kamat. Por, nëse është vetëm borxh në të cilin s’ka kushtëzim të ndonjë dobie për atë që e jep, atëherë ai është gjë e pëlqyeshme dhe në të ka mirësi të madhe. Kjo për shkak të ndihmesës në punë të mira dhe heqjes së brengave nga ata që i kanë kapluar ato.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit