Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Hasan el-Basriu (v.110): Haxhaxh bin Jusufi është dënim i Allahut”

www.manhaj.com

Shumica e grupeve të pranishme në fushën e davetit sot mundohen të fitojnë përkrahjen dhe ndjenjat e njerëzve duke drejtuar gishtat drejt udhëheqësve. Ata i bëjnë kurban (udhëheqësit) për të gjitha fatkeqësitë, të këqijat dhe sëmundjet që e godasin ummetin, dhe si pasojë e bëjnë metodologjinë e tyre reformuese, të bazohet në krime të organizuara, revolucione duke sjellë kështu rënien dhe zëvendësimin e qeverive. E gjithë kjo është e bazuar në injorancë ndaj sheriatit dhe ndaj urtësisë hyjnore të Allahut, dhe është një pikëpamje mendore që bazohet në akide të korruptuar/prishur.

Ibën Sa’adi transmeton në “Tabekat el-Kubra” (7/163-165):
“Një grup myslimanësh shkuan te Hasan el Basriu duke kërkuar vendim për tu rebeluar kundër Haxhaxhit [udhëheqësit tiranik dhe despotik]. Ata i thanë:

“O Ebu Se’id! Çfarë na thua për luftimin e këtij shtypësi i cili në mënyrë të paligjshme po derdh gjak dhe po merr nga pasuria dhe po e bën këtë e atë?”
Hasani tha:

“Unë them se ai nuk duhet të luftohet. Nëse ky është dënim prej Allahut atëherë nuk do të jeni në gjendje ta largoni me shpatat tuaja. Nëse kjo është sprovë prej Allahut, atëherë bëhuni durimtarë deri sa të vijë gjykimi i Allahut, dhe Ai është Gjykuesi më i mirë.”

Ata e lanë Hasanin, nuk u pajtuan me të dhe u rebeluan kundër Haxhahit – ndërsa ai i vrau ata të gjithë. Hasani thoshte:

“Sikur njerëzit të kenë durim kur sprovohen me udhëheqës jo të drejtë, nuk do të zgjasë shumë para se Allahut t’ua japë atyre një zgjidhje. Megjithatë, ata gjithmonë nguten për te shpatat, dhe lihen me shpatat e tyre. Pasha Allahun! As edhe për një ditë të vetme nuk kanë sjellë ndonjë të mirë.”

Transmetohet nga Hasan el-Basriu, siç përmendet në “Minhaxh us-Sunneh” të Shejhul Islamit (4/528) të ketë thënë:
“Me të vërtetë, Haxhaxhi është dënimi i Allahut. Andaj mos e zmbrapsni dënimin e Allahut me vetë duart tuaja. Por, ju duhet të dorëzoheni dhe të tregoni nënshtrim, se Allahu i Lartësuar ka thënë:

Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje.” (El-Mu’minun 23:76).

Gjithashtu transmetohet në “Edeb Hasan el-Basri” të Ibën el Xheuzit, (fq 119-120), se Hasan El Basriu ka thënë:

“Dije, Allahu të faltë, se tirania e mbretërve është ndëshkim (nikmeh) prej ndëshkimeve të Allahut më të Lartit. Dhe ndëshkimet e Allahut nuk duhet të ballafaqohen me shpatë, por me takua, dhe largohen me dua’ dhe pendim, kthim te Allahu, dhe largim nga mëkatet. Me të vërtetë, kur dënimet e Allahut takohen me shpatë, janë më të ashpra.”

Malik Ibën Dinari më ka transmetuar se Haxhaxh ibën Jusufi thoshte:
“Dije se çdo herë që bëni një mëkat, Allahu do t’iu sjellë dënim përmes udhëheqësit tuaj (sulltanit). “
Dhe gjithashtu më kanë thënë se një person i kishte thënë Haxhaxhit, “A e bën ti këtë dhe këtë (domethënë prej zullumeve) me ummetin e Muhammedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)?”.

Ai ia ktheu: “Sepse unë jam dënimi i Allahut mbi njerëzit e Irakut, kur ata sollën risi në fenë e tyre dhe kur braktisën urdhrat e të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).”

Të gjitha xhematet (grupet) që janë shfaqur në shekullin e 20-të, duke pohuar se po e drejtojnë/korrigjojnë ummetin, kanë rënë në devijimin e metodologjive të tyre reformuese. Në të kuptuarit, metodologjitë dhe thirrjet e tyre, nuk kanë gjykuar me atë që Allahu e ka shpallur. Ata gabueshëm mendojnë se duke e larguar një udhëheqës ose qeveri, mund të themelojnë ligjin e Allahut, ose mund të veprojnë ashtu përmes partive politike, që sajojnë goditje të befasishme/krime të organizuara dhe revolucione duke e injoruar faktin që myslimanët janë shumë larg atij Islami që i ka dhënë nder dhe fitore sahabëve, dhe janë në një Islam të njollosur me risi, devijime, filozofi të huaja dhe ideologji në fushën e akides, ibadetit, menhexhit dhe sijases (politikës). Dhe kështu, ky Islam i njollosur që ata po e pasojnë nuk e ka efektin e njëjtë në sjelljen e ndihmës së Allahut dhe suksesit, sikur Islami i pastër, me pastërti në akide e teuhid, në të cilin ishin Sahabët.

Aktivitetet e këtyre grupeve që thonë se po e përmirësojnë ummetin bazohen në metodologji që janë në kundërshtim me Kuranin, Sunnetin dhe rrugën e selefëve të drejtë, besimin dhe metodologjinë e të cilëve Allahu e ka bërë kriter për të vërtetën në të gjitha çështjet e fesë.

Përkthyer nga gjuha angleze
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva