Hyrja në parlament

Shejh: Salih El Feuzan (Allahu e ruajt)

Pyetje: Disa nga ata që i përkasin grupit el ihuanul-muslimun thonë: “Ne synojmë Islamin e jo karrigen dhe ne jemi zëri që dëgjohet në mesin e njerëzve. Ashtu si selefitë, edhe ne thërrasim që të kërkohet dija fetare dhe të praktikohen sunenet”.

Përgjigje: Duhet shikuar realitetet e jo pretendimet. Secili pretendon se është përmirësues, mirëpo: “Allahu e njeh atë që ka për qëllim djallëzinë nga ai që ka për qëllim mirësinë” (El Bekareh: 220). Ne i shikojmë veprat e jo fjalët; i shikojmë bazat mbi të cilat qëndron ndërtesa e jo pamjen e jashtme të saj. Allahu thotë: “Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?!” (Et-Teubeh: 109).

Ne dëshirojmë dhe e lusim Allahun që të përmirësoj çdokënd që i atribuohet Islamit dhe thirrjes drejt tij. Gjithashtu e lusim t’i përmirësoj synimet e qëllimet dhe që të gjitha xhematet të jenë një xhemat i vetëm që ecën sipas librit të Allahut dhe metodologjisë së selefëve të mirë. Neve (myslimanëve) nuk na ka dëmtuar gjë tjetër, përveçse përçarjes, pasimit të tekave, fanatizmit pas mendimeve, opinioneve dhe njerëzve.

“El Munteka” 1/216

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit