Ilaçi për mospajtimet që po ndodhin në mes të Elhi Sunnetit në kohët e sotme

Imami: Ebu Abdirrahman Mukbil ibën Hadi el Uadi’i

Marrë nga “Et-Terxhemeh” faqe 201-202

Me të vërtetë, mospajtimi që po ndodh në mes të njerëzve të Sunnetit do të zhduket përmes këtyre çështjeve:

Prej (ilaçeve) është që të gjykoni me Kuran dhe Sunnet. Allahu ka thënë:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur” [En-Nisa (4):59]

Dhe thënia e Tij:

“Për çfarëdo gjëje që ju të diskutoni, fjala e fundit i përket Allahut…”[Esh-Shura (42):10]

Dhe thënia e Tij:

“Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.” [En-Nisa (4):83]

Dhe prej tyre është që t’i pyesni njerëzit e dijes prej Ehli Sunnetit, Allahu më i Larti ka thënë:

“…andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë)!” [En-Nahl (16):43]

Megjithatë, disa nxënës dije janë të kënaqur me atë dije që e kanë dhe debatojnë me të me secilin person që i kundërshton ata, dhe kjo është një prej arsyeve për përçarje dhe mospajtim. Është transmetuar nga Imam Tirmidhiu në Xhami’ nga Ebi Emameh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) që ka thënë se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Asnjë nuk devijon pasi që është i udhëzuar, përveç se duke u përfshirë në debate pastaj.” E pastaj, ai lexoi,

…Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të hahen, sepse janë popull grindavec.” [Ez-Zuhruf (43):58]

Njëjtë, (prej ilaçeve) është të angazhuarit me kërkimin e dijes. Sepse, sikur t’i shikoje të metat tua – më saktë (do të kuptoje) se ti je një asgjë krahasuar me dijetarët siç janë Hafidh Ibën Kethiri, dhe ata që erdhën para tij nga hafizët e njohur në lëmi të ndryshme, dhe sikur t’i shikoje këta hafizë, kjo do të të angazhonte ty larg nga të kritikuarit e tjerëve.

Dhe prej (ilaçeve) është të shikuarit e mospajtimeve që kanë ndodhur në mes të sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) dhe ata që erdhën pas tyre prej dijetarëve eminent. Nëse do ta shikoje mospajtimin e tyre do ta kuptoje se ai që të kundërshton ty është në të drejtën, dhe nuk do t’ia kërkoje atij patjetër të pajtohet me opinionin tënd, dhe do ta kuptoje që, duke i kërkuar atij të pajtohet me këndvështrimin tënd, je duke e ftuar atë ta injorojë plotësisht të kuptuarit dhe intelektin e tij, dhe në realitet ti je duke e thirrur atë që të të pasojë verbërisht, dhe pasimi i verbër është i ndaluar në Islam.

Dhe më i Larti ka thënë:

“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni…(p.sh. thënia e dikujt: ‘kam parë’, ndërsa në fakt ai nuk ka parë, ose ‘kam dëgjuar’, ndërsa nuk ka dëgjuar)“ [El-Isra (17):36]

Përveç këtyre, janë dëshmitë e gjera të përmendura në librin e Sheukanit, të quajtur “Fjalim i dobishëm rreth dëshmive të Ixhtihadit dhe Taklidit”.

Prej tyre është ta marrësh në konsideratë komunitetin Islamik dhe atë që e ka kapluar atë nga rreziqet, dhe faktin se shumë prej njerëzve të tij janë injorantë për këtë. Sepse, sikur ta merrje në konsideratë komunitetin Islamik, kjo do të të angazhonte ty, në vend që ta ngarkoje veten me vëllanë tënd me të cilin ti dallon në të kuptuar, dhe ti do t’i jepje përparësi çështjeve më të rëndësishme, sepse me të vërtetë kur Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha atij:

“Gjëja e parë në të cilën ti i thërret ata është të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Transmetuar nga Ibën Abassi.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit