Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ilahitë nga ana e sheriatit

Muhammed bin Salih el Uthejmin.

Pyetje: Si gjykohen enashidet (ilahitë) nga ana e sheriatit

Përgjigje: Nuk mund të jepet një gjykim për ilahitë derisa të dëgjohen ato dhe të shqyrtohet përmbajtja e tyre, se a këndohen në formë të melodive muzikore të shfrenuara, apo këndohen në formë zakonshme që është larg instrumenteve muzikore dhe zërave melodik, a këndohen me zëra të bukur dhe tërheqës që nxisin provokim, apo këndohen me zëra të zakonshëm të cilët nuk shkaktojnë provokim. Pra nëse përmbajtja e ilahisë është e mirë dhe nëse që nuk përmban ndonjë vërejtje, dhe nuk këndohet me melodi muzikore të shfrenuara dhe nuk shoqërohet me zëra melodik dhe provokativ, atëherë s’ka gjë të keqe në to, me kusht që mos ta teproj me dëgjimin e tyre, dhe të mos e bëj ilahinë gjënë e vetme me të cilën e ngritë moralin e tij duke mos iu kthyer edhe Kuranit dhe sunetit.

Pra janë tri kushte:

-Kushti parë: Përmbajtja e ilahisë të jetë e mirë dhe pa vërejtje, të mos këndohet me melodi dhe zëra tërheqës dhe provokativ.

-Kushti i dytë: Të mos i ndëgjoj shpesh.

-Kushti i tretë: Të mos jetë ilahia mjeti i vetëm me të cilin e ngritë moralin e tij duke u larguar nga ngritja e moralit me Kuran dhe sunet.

Nëse plotësohen këto tri kushte, atëher konsideroj se s’ka gjë të keqe në këto ilahi, por nëse njëri nga kushtet nuk plotësohet atëherë duhet të largohet nga to.

“Fetava Nurun ala Derb”.

Përktheu: J.B.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva