Jam bere nene e dy binjakeve para kater muajsh por ata jane shume te veshtire, dhe kur po vjen koha e namazit, po e fali vetem farzin. Djemte I ka lindur para kohe dhe po kane probleme e po me duhet tu qendroj afer. A kam mekat nese nuk e fali sunetin?

Pergjigja: Do te doja te zgjerohem pak ne kete pergjigje, meqe shumica e motrave muslimane kalojne ne te njejten, pra ne veshtiresite e rritjes se femijeve.

?Gjynah nuk ke qe nuk I fal namazet sunete, meqe borxh apo obligim jane vetem farzet, mirepo nuk duhet te ndaleni me kaq pra ta merrni pergjigjen se nuk ke gjynah dhe te vazhdosh keshtu, sepse e tere dunjaja eshte sprove.

?Te kesh nje femije te vogel eshte e veshtire per nenen, e lere me dy, e lere me kur ata jane te veshtire apo te semure, mirepo pas kesaj sprove ne jeten tende do te vijne sprova tjera, sepse natyra e kesaj dunjaje eshte e tille qe sprovat e godasin besimtarin nje pas nje.

?Pasi te rriten femijet, mund te behen femijet tjere e pastaj shtohen obligimet dhe brengat rreth tyre dhe nese prej tash ikin namazet sunete, atehere cfare pritet me vone.

?Ne ne jeten tone duhet ti shtojme veprat e mira e jo ti pakesojme ato. Falenderimi I takon Allahut qe po ka kohe namazi deri ne namazin tjeter, dhe nuk do te thote ti falesh pernjehere, por njehere e fal psh sunetin, kthehesh te femijet, pas pak minutash kthehesh dhe e fal farzin e keshtu I fal te gjitha, sepse nuk vlen asnje gje ne kete dunja me shume sesa namazi.

?Ne ne kete dunja jemi kalimtare, dhe nje dite do te vdesim, e kjo dite mund te jete qysh sot, e pastaj do te futemi ne erresiren e varrit, e cdo gje do te mbetet ne kete dunja e nuk do ta marrim pas. Por, per ditet e veshtira qe na presin, na duhen vepra te mira, e a ka veper me te mire se namazi. Ne duhet te shtojme edhe nga nafilet, e jo te na iken edhe sunetet. Keshtu qe, te keshilloj qe t’i kerkosh Allahut ndihme per te arritur ti falesh te gjitha namazet.

?Mos harro para gjumit ta besh dhikrin, duke I thene nga 33 here Subhanallah dhe Elhamdulilah , dhe 34 here Allahu Ekber, e keshtu shpresojme qe Allahu te te jape sukses ti perfundosh te gjitha punet gjate dites, me mire se sikur te kishe nje sherbetore.

?Provo dhe me ndihmen e Allahut do ta arrish.

? Mundohu ta kujtosh se Allahu me kete miresi qe ta ka dhene, pra femijet, njeherazi te ka sprovuar me ta, edhe duhet te jesh falenderuese, por edhe duhet te besh saber. Duhet te mundohesh qe kete sprove me ta ta kalosh duke u qetesuar ne namaz, dhe jo duke I lene sunetet pa falur.

?Pra, nuk eshte se ben gjynah kur nuk I fal sunetet, mirepo e lusim Allahun qe te na e lehtesoje te gjitheve ta bejme namazin sa me te plote e sa me mire.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit