Jam në dilemë se si ta dalloj gjakun e menstruacioneve prej gjakut të çrregullimit (istihada)

Përgjigja:

➖Istihada është një çrregullim, gjakrrjedhje vaginale por jo menstruale, e cila dallon prej gjakrrjedhjes menstruale. Istihada del prej venës, ndërsa menstruacionet dalin prej thellësisë së mitrës. Si mund ta dalloni gjakun menstrual prej gjakut istihadah?

✔️1. Ngjyra: Gjaku i menstruacioneve është i zi (i kuq i mbyllur) ndërsa gjaku istidaha është i kuq.

✔️2. Gjaku i menstruacioneve është i trashë, ndërsa gjaku istihada është i hollë.

✔️3. Era: Gjaku i menstruacioneve ka erë të keqe, ndërsa gjaku istihada nuk ka erë, sepse është gjak që del nga vena

✔️4. Koagulimi: Gjaku i menstruacioneve nuk koagulohet kur del nga trupi, ndërsa gjaku istihada koagulohet sepse del nga vena.

Nëse në bazë të këtyre përshkrimeve gjaku është menstruacion atëherë gruaja nuk agjëron, nuk falet dhe nuk kryen intimitet me bashkëshortin e saj, ndërsa nëse ka gjak istihada, ajo merr abdes per çdo kohë dhe e fal namazin, e ndërron rrobën apo pecetat kur të marrë abdes çdo kohë, agjëron dhe i lejohet çdo gjë tjetër që i lejohet gruas pa menstruacione. Pra, është e pastër.

Dhe nëse ndodh që pasi ka hyrë koha e namazit dhe pasi ka marrë gruaja abdes dhe ka filluar namazin, del diçka gjatë kësaj kohe, ajo e injoron dhe vazhdon me ibadetet e saj brenda asaj kohe të namazit. Pra, nuk i prishet abdesi. Vazhdon me namaz lirshëm deri sa të hyjë koha e namazit tjetër, kur edhe duhet ta ndërrojë abdesin, duke e ndërruar rrobën e brendshme apo pecetën dhe duke marrë abdes të ri për kohën e re të namazit (pas thirrjes së ezanit).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit