Katër sytë

(www.SayingsOfTheSalaf.net)

Është transmetuar se Hâlid bin Me’dân Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk ka njeri që nuk i ka katër sy: dy i ka në kokë me të cilët i sheh çështjet e jetës në këtë dunja, dhe dy në zemër me të cilët i sheh çështjet e jetës pas vdekjes. Andaj, nëse Allahu dëshiron mirësi për robin e Tij, Ai ia hap atij sytë e zemrës, kështu ai e kupton atë që i është premtuar në botën tjetër. Në këtë mënyrë, ai është i mbrojtur nga e padukshmja (dënimi) përmes së padukshmes (shpërblimit për të bindurit e të dëgjueshmit).

Edh-Dhehebi, Sijar E’lâm El-Nubelâ` 4: 543

Shtesë: [El-Haxh 22:46] “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.”

Përkthyer nga gjuha angleze:

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit