Kujdes nga talljet

Kujdes nga talljet

Allahu thotë: “O ju që keni besuar Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” Huzhurat 11.

Një edukatë që duhet pasur ndaj besimtarëve prezent është mostallja e mospërqeshja me ta. Të mos tallet i pasuri me të varfrin, i forti me të dobëtin, i shëndoshi me të sëmurin, por as i udhëzuari me mëkatarin se edhe ai ndoshta ka qenë në këtë gjendje para një kohe, apo ndodh që ky mëkatar ka mundësi të udhëzohet e të bëhet më i mirë sesa ai. Mos i tall disa të cilët ke mundësi t’i tallësh, por që tek Allahu janë më të vlefshëm sesa ti.

•Nuk është fjala vetëm për talljet individë-individë. Por kjo përfshin edhe kur një pjesë (krahinë) e një vendi tallet me pjesën tjetër. Kur një person tallet me një rajon (si: tallë e përqeshë Drenicën, apo Shalën, apo Dukagjinin, apo Anamoravën etj.), në këtë rast mëkati është më i rëndë sepse nuk është duke u tallur me një individ, porse me një numër të madh të banorëve. Edhe më keq është tallja ndaj një populli.

• Kemi ajete kuranore e hadithe profetike që e ndalojnë këtë vepër. Kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka përkufizuar mendjemadhësinë ka thënë: “Është refuzimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” Njeriu nuk tallet me dikë veçse e nënçmon atë. Ai që tallet me të tjetët le ta dijë se i nënçmon ata. E nënçmimi është mendjemadhësi. Kush ka mendjemadhësi nuk do të hyjë në xhenet, siç ka ardhur në hadith profetik.

Dr. Gamend Mehemeti -Marrë nga derset – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit