Kur falet vitri pastaj nëse e kam lënë ta falë natën dhe nuk më ka dalë gjumi?

Përgjigjje: Dijetarët kanë dy mendime:

?️: disa thonë se personi mund ta falë namazin e vitrit me tri rekate kur të zgjohet edhe pse ka hyrë koha e sabahut.

?️: disa të tjerë kanë thënë se ajo që aludon suneti profetik është që personi ta falë atë pas lindjes së diellit, kështu pret 10-15 min pas lindjes së diellit, mirëpo nuk e fal tri rekate, por e fal katër rekate. Kështu, nëse ai e ka pasur zakon ta falë në tri rekate, atëherë (në raste të tilla) e fal pastaj katër rekatësh. Nëse e ka pasur zakon ta falë atë një rekat, atëherë e fal pastaj dy rekatësh. Në këtë mënyrë e fal atë kaza duke ia shtuar një rekat më shumë.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit