Kur ka padrejtësi e ofendime ndaj nuses nga ana e vjehrrës dhe kunatës, a duhet të flasë ajo apo kjo punë duhet t’i lihet në dorë burrit të saj?

Përgjigjje: Gruaja në raste të tilla ankohet te burri i saj dhe ai është i cili i rregullon çështjet, ngase kemi parë zakonisht që nëse ajo flet, nuk përmirëson asgjë, veç sa keqësohet edhe më shumë çështja. Andaj ajo ankohet tek ai dhe pastaj ai merret me pjesën tjetër.

? Këto gjëra myslimani i peshon në bazë të dobisë dhe dëmit. Nëse ajo kur flet dëmi është më i madh, atëherë pse të flasë?! Kemi vërejtur nga përditshmëria (përvoja) se kur shtohen fjalët nuk përmirësohet asgjë, sidomos tek në vendin tonë ku njerëzit janë të padijshëm, i marrin fjalët me bisht, e jo si sqarim të së vërtetës.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit