Kur konsiderohet se njeriu e ka braktisur namazin?

Ibn Kajim el Xheuzije

Kur konsiderohet se njeriu e ka braktisur namazin?

Bazuar në këtë, në çastin kur ai ftohet të fal namazin në kohën e vet dhe përgjigjet duke thënë: nuk falem, dhe vazhdon të mos pranojë deri kur koha e namazit të ketë mbaruar, i tilli është obligim të vritet, madje edhe në qoftë se koha e namazit vijues nuk është ngushtuar, thotë imam Ahmedi.

Ndërsa Kadiu (Ebu Jala) dhe disa të tjerë të së njëjtës shkollë, si Ebu Hatabi dhe Ibn Akili thonë: ’Nuk duhet të vritet derisa t’i kufizohet (ngushtohet) koha namazit tjetër që vjen më pas’.

Shejh Ebu el Berekati thotë: ’Kushdo që ftohet të falë një namaz në kohën e vet dhe përgjigjet duke thotë: nuk falem, dhe nuk pranon derisa t’i mbarojë koha këtij namazi, është detyrë të vritet madje edhe nëse nuk është ngushtuar koha e namazit tjetër.

Ne e morëm në konsideratë ngushtimin e kohës së namazit vijues në shembullin që përmendi (Ebi Hatabi), meqë vrasja bëhet për të, jo për të parin, për faktin se kur u ftua ta falte, atij veç i kishte ikur koha, ndonëse për namazet e ikura nuk është paraparë vrasja.’

Pra, sipas thënies së Ebu Hatabit që përmendi: në rast se e vonon namazin derisa t’i ikë koha duke mohuar obligueshmërinë e tij, ka bërë kufër dhe është detyrë të vritet; por, në qoftë se e vonon duke mos i kushtuar rëndësi, jo se e mohon obligueshmërinë, ndërkohë që ftohet ta fal dhe nuk pranon derisa t’i jetë ngushtuar koha namazit pas tij, është detyrë të vritet.

Pra namazi të cilin e vonoi duke mos i kushtuar rëndësi, është ai të cilin e vonoi derisa i kaloi koha, të cilin u ftua ta falte pasi koha i kishte mbaruar. Nëse ftohet ta falë dhe mohon derisa i ngushtohet koha namazit në vijim, vrasja në këtë rast bëhet për vonimin e namazit të cilin u ftua ta falte derisa iu ngushtua koha.’ Me këtë vërtetohet çfarë ka pas për qëllim Shejhu (Ebu Hatabi) me thënien e tij.

Thotë: Kurse disa dijetarë të tjerë të shkollës sonë thonë: ’Vritet për lënien e të parit dhe për moskompensimin e çdo namazi të ikur, nëse është në mundësitë e tij dhe nuk ka ndonjë justifikim, meqë kompensimi, sipas mendimit tonë, është detyrë që duhet të bëhet në çast dhe, bazuar në këtë nuk merret në konsideratë ngushtimi i kohës së namazit në vijim.

Thotë: Mendimi i parë është më i drejtë, sepse, sipas Shafiut dhe një grupi dijetarësh, kompensimi i namazeve të ikura, nuk është detyrë që duhet të kryhet menjëherë. Kështu që vrasja nuk mund të bëhet për diçka rreth së cilës ka mospajtime nëse është e lejuar apo jo.

Nga Ahmedi kemi edhe një tjetër transmetim: ’Është detyrë të vritet kur lë pa falur tri namaze dhe i ngushtohet koha të katërtit. Këtë mendim ka përzgjedhur Istahriu prej Shafijve. Ky mendim mund të interpretohet kështu: ajo që e bën të obligueshme vrasjen është vijimësia në braktisjen e namazit. Njeriu mund të mos i fal dy namaze për shkak të përtacisë, ose monotonisë, ose për shkak të ndonjë angazhimi që mbaron shpejt dhe nuk zgjatë gjithherë, por për shkak të kësaj, ai nuk konsiderohet se e ka braktisur namazin. Mirëpo, në qoftë se e përsërit këtë duke qenë se ftohet ta falë, kuptohet se kjo s’është gjë tjetër veçse braktisje.

Prej Imam Ahmedit kemi edhe një transmetim të tretë: ’Është detyrë të vritet për lënien e dy namazeve. Ky mendim ka dy mënyra të interpretimit:

E para: Lënia që e bën të detyrueshme vrasjen është lënia e përsëritur, jo lënia thjesht e një namazi. Ndërsa lënia e përsëritur konfirmohet me më së paku dy namaze të braktisura.

E dyta: Disa prej namazeve bashkohen njëri me tjetrin, kështu që nuk mund të quhet lënie pa i kaluar koha namazit të dytë. Për këtë ai konsideron se lënia e ky namazeve e bën të obliguar vrasjen. Me këtë transmetim pajtohet edhe Ebu Is’haku.

Gjykimi për mospërmbushjen e disa kushteve të namazit apo shtyllave të tij

Gjykimi mbi braktisjen e abdesit, guslit pas marrëdhënieve intime, ose të mos kthyerit nga kibla (gjatë faljes), ose mosmbulimi i pjesëve të turpshme, është i njëjtë me lënien e namazit. I njëjtë sikurse për lënien e namazit është edhe vendimi për atë që heq dorë nga qëndrimi në këmbë duke qenë se ka mundësi ta bëjë. I këtillë është edhe gjykimi për lënien e rukusë dhe sexhdes.

Në qoftë se heq dorë prej ndonjërës prej shtyllave ose kushteve rreth së cilës ka mospajtime nëse është e obliguar ose jo, mirëpo vet ka bindjen se është obligim, Ibn Akili thotë se gjykimi sa i takon këtij personi është i njëjtë me lënësin e namazit dhe, s’ka ndonjë të keqe nëse themi se është obligim të vritet.

Shejh Ebu el Berekati thotë: ’Duhet ta përsërisë namazin dhe kurrsesi të vritet për këtë’.

Sipas Ibën Akilit, bazuar në bindjen dhe gjykimin e personit në fjalë, ai konsiderohet se e ka braktisur namazin, njëjtë sikur ta ketë braktisur një shtyllë apo një kusht tjetër, për të cilin të gjithë janë të pajtimit se është obligim.

Ndërsa, sipas Ebu el Berekatit, nuk lejohet derdhja e gjakut për diçka rreth së cilës ka mospajtime nëse është e obliguar ose jo. Ky mendim është më afër interpretimit të fikhut kurse mendimi i Ibën Akilit është më afër usulit (bazave të fikhut).

Personi që braktisë këto (kushte), për të cilën ka bindjen se janë obligim, ka vendosur të fal një namaz për të cilin është i bindur se është i kotë dhe, është njëjtë sikur të hiqte dorë prej diçkaje për të cilën të gjithë janë të pajtimit se është obligim.

Kjo mesele fundin e ka të thellë, meqë ka të bëjë me shtyllat e imanit dhe është prej punëve të zemrës dhe bindjeve të saj [1]

—————————————————————————-
[1] Burimi: Libri i Namazit dhe gjykimi për lënësin e tij. Përktheu: B. K

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit