Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Kur vdes dikush tek ne dhe vijnë njerëz, kafen e bëjnë pa sheqer dhe veprime të tjera, si është gjykimi?

?Përgjigjja: Këto nuk janë prej Islamit, por janë veprime që njerëzit i kanë trashëguar prej jobesimtarëve. Kjo është sikurse mbajtje e zisë. E besimtari nuk mban zi dhe nuk lejohet mbajtja zi për të vdekurin, apo veshja me rroba të zeza, apo mosparfumosja, mos bërja e bakllavës për festën e Bajramit apo të tilla.

?Myslimani mërzitet për të vdekurin, por nuk mban zi. Ai duhet të lutet që Allahu ta falë dhe ta mëshirojë të vdekurin. Dhe jeta vazhdon.

?Çështja është edhe më e rrezikshme kur njerëzit e konsiderojnë si pjesë të fesë mbajtjen e zisë. Lejohet të qahet për të vdekurin veç me lot, por pa zë.

?Nuk lejohet as me zemër e as me gjuhë në raste vdekjesh ta kundërshtosh Caktimin e Allahut duke thënë: “Pse më sprovojë Allahu, pse veç mua?” Kjo zakonisht ndodh kur vdes fëmija që është djalë i vetëm dhe prindi thotë: “Filani ka kaq e kaq djem, e Allahu ma mori mua (që e pata të vetëm), më bëri padrejtësi!”, duke e akuzuar urtësinë dhe dijen e Allahut me këto fjalë. Por, duhet bërë durim ndaj Caktimit të Allahut.

?Të shkuarit nëpër varre (për të bërë Bajram me të vdekurit) për festën e Bajramit është bidat në fe.

?Një bidat tjetër është që përveç që mbahet e pamja, pastaj vëllezërit dhe motrat (apo dhe të afërmit) vizitohen mes vete nëpër shtëpitë e tyre duke shkuar për ta parë njëri-tjetrin për të vdekurin.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva