Kur vdes dikush tek ne dhe vijnë njerëz, kafen ua bëjnë pa sheqer dhe veprime të tjera, si është gjykimi?

Kur vdes dikush tek ne dhe vijnë njerëz, kafen ua bëjnë pa sheqer dhe veprime të tjera, si është gjykimi?

Këto nuk janë prej Islamit, por janë veprime që njerëzit i kanë trashëguar prej jobesimtarëve. Kjo është sikurse mbajtja e zisë. E besimtari nuk mban zi dhe nuk lejohet mbajtja zi për të vdekurin, apo veshja me rroba të zeza, mosbërja e bakllavës për festën e Bajramit e të tilla. Myslimani mërzitet për të vdekurin, por nuk mban zi. Ai duhet të lutet që Allahu ta falë dhe ta mëshirojë të vdekurin. Dhe jeta vazhdon. Çështja është edhe më e rrezikshme kur njerëzit e konsiderojnë si pjesë të fesë mbajtjen e zisë. Lejohet të qahet për të vdekurin veç me lot, por pa zë. Nuk lejohet as me zemër e as me gjuhë në raste vdekjesh ta kundërshtosh Caktimin e Allahut duke thënë: “Pse më sprovoi Allahu kështu, pse veç mua?” Kjo zakonisht ndodh kur vdes fëmija që është djalë i vetëm dhe prindi thotë: “Filani ka kaq e kaq djem, e Allahu ma mori mua (që e pata të vetëm), më bëri padrejtësi!”, duke e akuzuar urtësinë dhe dijen e Allahut me këto fjalë. Duhet bërë durim ndaj Caktimit të Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit