Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Kush është evlia?

Përgjigjje: Duhet të sqarohet një keqkuptim rreth fjalës evlia. Çfarë është evlia? Evlia nuk është ashtu siç besohet nga disa sekte të devijuara ne Islam të cilët besojnë se ka njerëz (evlija) të cilët mund të sjellin dobi apo t’ua largojnë dëmet të tjerëve. Ky besim është shirk i madh. Por, evlia në terminologjinë e saktë islame do të thotë: ai që e beson Allahun dhe e ka frikë Atë duke i kryer urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Allahu thotë në Kuran:

? “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillët janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen Allahut.” (Junus, 62-63).

☘️ Nga kjo kuptojmë se evliatë më të mëdhenj janë të Dërguarit e Allahut ngase ata e kishin më së shumti frikë Allahun. Ai që më së shumti e kishte frikë Allahun ishte Pejgamberi i fundit, Muhammedi salAllahu alejhi ue selem, e pastaj shokët e tij, e pas tyre dijetarët dhe çdokush që ecë në rrugën e tyre.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva