Largimi i gruas nga nderi dhe të drejtat e saj

Rregulla në lidhje me gratë myslimane – Shejh Salih Ibën Feuzan el Feuzan

www.dusunnah.com

Sot armiqtë e Islamit, më saktë armiqtë e njerëzimit prej jobesimtarëve, hipokritëve dhe atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre janë të inatosur me fisnikërinë / bujarinë, statusin dhe mbrojtjen që Islami ia jep gruas myslimane. Kjo ndodh sepse armiqtë e Islamit dhe hipokritët kanë vendosur ta bëjnë gruan një vegël shkatërrimi. Një plaçkë përmes së cilës mund t’i zënë në grackë ata që janë të dobët në besim dhe ata që kanë epshe, në mënyrë që t’i kënaqin ato.

Allahu thotë në librin e Tij: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që (ju besimtarët) të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” [En Nisa 4:27]

Ata nga mesi i myslimanëve që kanë sëmundje në zemrat e tyre duan ta shndërrojnë gruan në një produkt të pavlefshëm në tregun e joshjeve. Ata duan ta bëjnë atë produkt që ekspozohet në sytë e tyre që të mund të shijojnë bukurinë e saj dhe të fitojnë prej saj atë që është më e keqja.

Si pasojë, ata kanë nxitur përpjekjet e tyre maksimale për ta larguar gruan nga shtëpia e saj e për ta bashkuar me burra në vende të punës, t’iu shërbejë burrave si infermiere në spital, t’i mirëpresë ata në aeroplan, të mësojë ose studiojë në klasë të përziera, të aktrojë ose këndojë në teatro dhe të luaj në lloje të ndryshme të mjeteve të komunikimit, duke shpërndare fitne me zërin dhe dukjen e saj.

Për shkak të kësaj, gruaja është larguar nga roli i saj origjinal në shtëpi. Si rrjedhojë, bashkëshorti është i detyruar të paguajë shërbëtore për të rritur fëmijët e tij dhe për të drejtuar çështjet e shtëpisë, e kjo ka shkaktuar shumë fitne.

Megjithatë, ne nuk i ndalojmë gratë nga puna jashtë shtëpisë me kushtet e mëposhtme:
-Nevoja për të punuar nëse nuk ka tjetër person në dispozicion për ta bërë këtë
-Kjo punë të mos e ndikojë rolin e saj origjinal dhe detyrat e saj në shtëpi
-Kjo punë të mos përfshijë përzierje mes burrave dhe grave

Njëjtë, nuk ka dëm për gruan të mësojë atë që duhet nga feja e saj. Në fakt, është e obligueshme për të ta bëjë këtë. Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo mëson me gra tjera, ato mund të ndjekin mësime në xhami ose në vende të ngjashme me të, përderisa ajo është e veshur siç duhet dhe e sigurt nga burrat. Pra, sipas mënyrës së caktuar nga gratë e selefëve, në punën e tyre, mësimin dhe shkuarjen në xhami.

Përktheu: Ummu Abdurrahman
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit