Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Leximi i Kuranit dhe Ramazani

● Muaji i Ramazanit i cili është muaji i agjërimit dhe i leximit të Kuranit, ka një veçori, që është Kurani, ngase në këtë muaj Allahu e ka zbritur atë. Madje, transmetohet në një hadith ku tregohet se të gjithë Librat e shenjt (të mëhershëm) kanë zbritur në këtë muaj tek të Dërguarit e Tij.

● Kuranin, Allahu së pari e zbriti në qiellin e dunjasë të tërin (komplet) në Natën e Kadrit (në muajin Ramazan). Pastaj prej aty në pozicionet e yjeve, e prej aty është zbritur pjesë-pjesë (dhe gradualisht brenda 20 viteve) te Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, sipas ngjarjeve dhe ndodhive gjatë jetës së tij.

● Është e preferuar që në këtë muaj t’i kushtojmë rëndësi mësimit (e meditimit) të Kuranit, leximit e memorizimit të tij më shumë se çdo vepre tjetër, po ashtu dhe tefsirit të tij, zbatimit të tij, si dhe të mësuarit e tij ndaj të tjerëve. Kjo është prej shenjave të njerëzve të mirë.

● Sa më shumë që shtohet kujdesi i ummetit për Kuranin dhe kapja pas tij, aq më shumë shtohet ndihma, përparimi dhe mirësia e Allahut mbi ta. Kush kapet pas tij, Allahu e ngritë atë (siç i ka ngritë muslimanët e parë, selefët).

● Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka zgjatur (shtuar) leximin e Kuranit gjatë këtij muaji në namazin e tij (të natës) më shumë se në muajt e tjerë. Kjo është e ligjësuar për atë që dëshiron shtimin e leximit të Kuranit në namaz dhe që falet vetëm. Po ashtu dhe për atë që është imam nëse xhemati pajtohet me këtë. Në raste të tjera, ajo që ligjësohet është që ai t’ua lehtësojë njerëzve (duke mos e zgjatur) namazin. Duhet pasur parasysh gjendjen e njerëzve.

● Selefët i janë përkushtuar shumë Kuranit. Edhe ata kanë qenë familjarë dhe kanë punuar, e megjithatë e lexonin shpesh Kuranin dhe kishte nga ta që e përfundonte leximin e tij jashtë muajit të Ramazanit çdo javë, ndërsa brenda Ramazanit çdo tri net, ndërsa nga fundi i Ramazanit një herë brenda 24 orëve.

● Kurani është themeli mbi të cilin ndërtohet lumturia e këtij umeti islam. Është rruga e krenarisë dhe përmes së cilës arrihet madhështia. Nuk ka rrugë tjetër përmes së cilës arrihet shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Andaj është obligim për ne ta shtojmë përkushtimin ndaj Kuranit dhe të jetojmë me të.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori