Leximi i sures Jasin dhe i mevludit në natën e mesit të Shabanit

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Tek ne në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban disa njerëz mblidhen në xhamia dhe e lexojnë suren Jasin tri herë dhe mevludin.

Përgjigje: Kjo vepër është prej bidateve, kurse nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë:

“Kushdo që shpik ndonjë vepër në çështjes (fenë) tonë e që nuk është prej saj, ajo (vepër) i refuzohet.”

Gjithashtu, thotë:

“Keni kujdes nga gjërat e reja (të shpikura), sepse çdo risi është bidat, dhe çdo bidat është humbje.”

Adhurimet janë të bazuara në ndalimet dhe urdhërimet e Allahut dhe Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), dhe në pasim (të Kurani dhe Sunetit). Kurse, për këtë vepër nuk ka urdhëruar Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), dhe as ai e as sahabët e tabiinët nuk e vepruan. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), në disa transmetime të hadithit të saktë, thotë: “Kushdo që vepron një vepër që nuk është prej çështjes (fesë) tonë, ajo (vepër) i refuzohet.” Kurse, kjo vepër nuk është prej çështjes (fesë) së tij, prandaj nuk është pranuar dhe është obligim të refuzohet. Kjo hyn në atë që Allahu dhe Pejgamberi i Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e kanë refuzuar/urryer.

Allahu i Lartësuar thotë:

“A kanë ata idhuj (ortakë në vend të Allahut), të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!” (Esh Shura: 21).

Kjo vepër është prej çështjeve që injorantët e myslimanëve e kanë shpikur, pa ndonjë udhëzim prej Allahut. Dijetari i madh AbdulAziz bin Abdilah bin Bazi e ka shkruar një libërth i cili quhet: Vendimi për kremtimin e natës së mesit të muajit Shaban, dhe natës Israsë dhe Mi’raxhit.

Fetuaja me numër: 2222. Vëllimi nr. 3, faqe nr. 64.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah Gudejan.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit