Lutja ditën e Bajramit

 

Pyetja e pestë nga fetuaja nr.(3189)

Pyetje: Cila është lutja e ditës së Bajramit?

Përgjigje: Nuk dimë të ketë ndonjë lutje të veçantë që u ligjësohet muslimanëve gjatë namazit të Bajramit apo gjatë ditës së tij. Mirëpo, për ta është e ligjshme të thonë tekbire (Allahu ekber), tesbihe (subhanAllah), tehlile (la ilahe il-lAllah), tahmide (elhamdulilah), dhe atë duke filluar nga nata dhe mëngjesi i dy Bajrameve, e gjer në përfundimin e hutbes së Fitër Bajramit dhe deri në përfundimin e ditëve të teshrikut të Kurban Bajramit. Ashtu siç është e ligjshme një gjë e tillë edhe gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes. Kjo për shkak të fjalëve të Allahut rreth Fitër Bajramit: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë…” (El-Bekare, 185), si dhe haditheve e ethereve që aludojnë për një gjë të tillë.

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua:

AbdulAziz bin Baz

AbduRrezzak Afifij

Abdullah Gudejan

Përktheu: Petrit Perçuku


Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit