Martesa me një grua që nuk falet

Ibën Tejmije[1]

Pyetja:

Sa i takon një personi që është martuar me një grua që nuk falet, a e ka të ndaluar atë?, dhe a prishet kurora e lidhur mes tyre, ndërkohë që i ka borxh mehrin, i cili është shumë i kushtueshëm dhe nuk ia ka paguar, kështu që nuk mund ta divorcojë nga frika se i kërkon diçka që nuk ka mundësi t’ia paguajë?

Përgjigjja:

Sa i përket miratimit të gruas ose të dikujt tjetër, të cilët janë nën përkujdesin e burrit, për mosfaljen e namazit – është mëkat sipas konsensusit të myslimanëve. Ai që pajtohet me këtë, duke qenë se ka mundësi t’i qortojë, është mëkatar dhe i pabindur pa asnjë kundërshtim. Bile, edhe urdhëresa e atyre që nuk janë nën përkujdesjen e njeriut është farz kifaje, që to të thotë se nëse njerëzit e braktisin këtë urdhër konsiderohen mëkatar dhe gjynahqarë dhe të gjithë e meritojnë dënimin e Allahut. Vallë, çfarë mund të thuhet për dikë që këtë urdhër nuk e zbaton ndaj atyre që janë nën mbikëqyrjen e tij?. Allahu i lartësuar thotë: ‘Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!’ (Ta-Ha, 132) Dhe çdo urdhër me të cilin është urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) njëkohësisht është urdhër edhe për umetin e tij përderisa nuk kemi argument që tregon se urdhri është i posaçëm, dhe në këtë rast argumenti mungon pa asnjë kundërshti. Është obligim për çdo mysliman që ta urdhërojë familjen e tij të falë namazin. Allahu i lartësuar thotë: ‘Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri’ (Tahrim, 6) Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: ‘Mësoni dhe edukoni ata (anëtarët e familjes)’.

Nëse njeriu e di që e fejuara e tij nuk falet, martesa me të është më e dëmshme se sa nëse do ta dinte se ajo është lavire, vjedhëse ose pirëse e alkoolit. Një grua që e lë namazin, sipas mendimit unanim të dijetarëve është më e dëmshme se një grua që vjedh apo kryen amoralitet, sepse lënësi i namazit, pavarësisht nëse është burrë apo grua, sipas shumicës së dijetarëve, si Malikut, Shafiut e Ahmedit, është detyrë të vritet. Ndërsa femra e pamartuar që kryen amoralitet (zina), sipas mendimit unanim të dijetarëve nuk vritet. Një femër që nuk falet, edhe pse është e virgjër dhe në moshën madhore, por që ndodhet te prindërit e saj (d.m.th. e pamartuar), është më e dëmshme se një tjetër që vjedh dhe kryen amoralitet përderisa është tek ata (e pamartuar). Nëse të gjithë njerëzit refuzojnë që njeriu të martohet me një grua vjedhëse, ose të përdalë, ose që pi alkool, pa dyshim që refuzimi që njeriu të martohet me një grua që nuk falet duhet të jetë më i madh, bile më i madh me pajtimin e të gjithë imamëve, sepse vërtet që gruaja që nuk falet është më e dëmshme se një grua që kryen amoralitet, ose se një që vjedh apo pi alkool.

Nuk është me vend nëse dikush të thotë: Muslimanit i lejohet të martohet me një hebreje ose të krishtere, e si të mos i lejohet martesa me këtë?, ngaqë ajo tolerohet të mbetet në fenë e saj dhe as nuk vritet, as nuk rrihet. Ndërsa sa i takon lënësit të namazit, vjedhësit, atij që pi alkool, atij që bën amoralitet, këtyre nuk u pranohen këto e, për më tepër, dënohen ose me vrasje, ose me prerje (të dorës, siç mund të thuhet për vjedhësin), ose me rrahje me kamxhik, edhe pse
dënimi i këtyre të fundit në Ahiret është më i vogël se dënimi i pabesimtarit. Por nuk i lejohet tjetrit ta pranojë mosbindjen e tyre. Nëse dikush pajtohet me mëkatarin në mosbindjen e tij dhe nuk e qorton, konsiderohet mëkatar e gjynahqar, por nëse pajtohet që dhimiu[2] (të qëndrojë në fenë e tij), me këtë ai nuk bën mëkat.

Allahu i lartësuar thotë: ‘Gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burra të ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gra të ndershme. Ata janë të pastër nga shpifjet që thuhen…’. (En-Nur, 26) Do të thotë që gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe grat e ndershme janë për burrat e ndershëm.

Nëse themi që fjala ‘e pandershme’ ka kuptimin e amoralitetit (zinas), që konsiderohet mendimi më i saktë nga dy mendimet e dijetarëve, atëherë martesa me një lavire nuk lejohet derisa ajo të pendohet, bazuar në fjalët e Allahut të lartësuar: ‘Laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari’. (En-Nur, 3), dhe për faktin se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ia ndaloi një personi të martohej me një grua me të cilën kryente marrëdhënie të jashtëligjshme. Kjo grua quhej Anak dhe për shkak të saj Allahu e zbriti këtë ajet. Për këtë arsye personi që u martua me të ishte i poshtëruar te të gjithë njerëzit e mençur. Një hadith që transmetohet në lidhje me një person që tha: ‘Gruaja ime nuk e kthen mbrapsht asnjë pëllëmbë dore që e prek’, dijetarët e kanë vlerësuar si të dobët.

S’ka dyshim se njeriu frikësohet nga lavirja se mos e tradhton në shtrat dhe gjykuar nga kjo anë, ajo është më e dëmshme se disa të tjera që kryejnë mëkate të tjera. Për këtë thuhet: Kurrë asnjë grua e asnjë pejgamberi nuk kreu amoralitet. Megjithëkëtë, ndëshkimi për një grua që e lë namazin është më i rënd se për disa gra të përdala. Prandaj ai që martohet me një grua të tillë, ka toleruar në shtëpinë e tij mëkate më të mëdha, se mëkati që do të bënte nëse do të toleronte në shtëpi motrën e tij lavire ose vajzën e tij lavire.

Ndërsa sa i takon prishjes së kurorës vetëm për shkak të lënies – nuk gjykohet me këtë, por nëse e fton të falet dhe ajo nuk pranon, kurora e tyre është e prishur sipas njërit nga dy mendimet e dijetarëve, ndërsa sipas tjetrit nuk prishet. Por njeriu duhet t’i çoj në vend detyrimet e tij. Dhe nuk do të thotë se për secilin që është obligim të divorcohet, është prishur kurora (martesa e tij) pa veprimin e tij. Këtij personi i thuhet: Urdhëroje të falet, në të kundërt ndaje atë. Por nëse nuk mund ta ndajë për shkak të mehrit të shtrenjtë të saj, konsiderohet se ka bërë gabim duke u martuar me një grua që nuk falet, kështu që duhet të pendohet dhe të bëj nijet që, sa herë t’i jepej mundësia ta ndante, do ta bënte. Allahu e di më së miri.

——————————————————————————-
[1] Burimi: Xhami el Mesail li Ibën Tejmije, El Mexhmua Errabiah, fq. 141.

[2] Dhimij quhet çdo kafir (jomysliman) që vendoset/jeton në një shtet Islam, të cilit shteti Islam i ofron siguri kundrejt një takse (xhizjes) vjetore dhe kundrejt së cilit zbatohen Ligjet e Sheriatit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit