Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Mbështetja në Allahun

1c0d03a9-630a-4d75-bb95-5bd430b85f31
  •  Të gjitha çështjet duhen t’i dorëzohen dhe t’i besohen Allahut, duke mos u mbështetur në forcat personale e as tek njerëzit. Të gjithë njerëzit dhe aftësinë tënde t’i konsiderosh vetëm shkaqe. Shkaku ose e jep efektin ose nuk e jep. Nëse nuk do Allahu ta japë efektin shkaku, nuk e jep, edhe pse është një shkak të cilin Ai e ka krijuar ta japë atë efekt. Mbështetja në Allahun nuk do të thotë që të mos veprohen shkaqet. Ato i vepron, mirëpo jo t’iu mbështetesh. Allahut i mbështetesh. I sëmuri që pi ilaçe, nuk duhet t’i mbështetet ilaçit e të mendojë e besojë se me pirjen e tij do t’i largohet sëmundja. Jo, por i mbështetet Allahut, ndërsa ilaçin e konsideron vetëm si shkak, që nëse do Allahu ai e jep efektin. Shohim raste kur njeriu është i sëmurë dhe e pi ilaçin, por nuk i bën efekt, edhe pse dikush tjetër me të njëjtën sëmundje e pi dhe shërohet. Kështu sepse çdo gjë është në Dorën e Allahut. Mbështetja është adhurim i zemrës që nuk ka të bëjë fare me veprat e jashtme. Për ta arritur këtë më shumë, duhet të mësojë sa më shumë për Allahun, për Cilësitë e Tij, për madhështinë e Tij. Sa më shumë që e njeh Allahun, i mbështetet Atij i Cili është absoluti, i përkryeri, dhe nuk i mbështetet krijesave të cilat janë të paafta apo të mangëta. Këtu ka lindur mospajtimi mes dijetatëve se a lejohet të thuhet “Iu mbështeta Allahut, pastaj ty”. E dimë se të thuhet “Çfarë deshi Allahu dhe ti u bë”, duke e përdorur lidhësen ‘dhe’, kjo është shirk i vogël, mirëpo të thuhet: “Çfarë deshi Allahu, pastaj çfarë deshe ti u bë”, kjo lejohet. Disa dijetarë e kanë ndaluar rreptësisht të thuhet “Iu mbështeta Allahut, pastaj ty”, sepse mbështetja është vepër e zemrës që duhet t’i kushtohet pastër vetëm Allahut. Disa dijetarë e kanë lejuar në kuptimin që krijesen e vendos në pozitë më poshtë duke e kionsideruar vetëm si shkak, jo më shumë.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva