Mendimet e këqija në Ramazan, a vijnë prej vetes apo prej shejtanëve?

Mendimet e këqija në Ramazan, a vijnë prej vetes apo prej shejtanëve?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Shejtanët, edhe pse lidhen në Ramazan, kjo nuk do të thotë se nuk kanë asnjë aktivitet. Sipas disa dijetarëve, ata që lidhen janë vetëm kryesorët prej tyre, siç ka ardhur në hadith “më arrogantët (më të pabindurit)”, ndërsa të vegjlit vazhdojnë.

Kështu që, vijnë prej tyre mendimet e këqija, por ka mundësi edhe prej vetvetes. Këta dijetarë thonë se edhe pse lidhen shejtanët, nëse personi në natyrën e tij kishte veprimin e një mëkati, kjo mund të vazhdojë edhe në Ramazan, ngase e ka ushqyer vetveten me atë mëkat vazhdimisht gjatë tërë vitit. Andaj nefsi i tij ia kërkon këtë. Ne e dimë se nefsi i njeriut e shtyn atë të veprojë mëkate, e jo vetëm shejtani. Allahu thotë: “…sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe…” Jusuf 53.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit