Meqë po ndodh shkatërrimi i familjes për shkak të martesës me grua të dytë, çfarë këshille mund të na jepni?

?Përgjigja:

? Duhet ditur se Allahu e ka lejuar martesën e dytë, të tretë e të katërt. Është e vërtetë se femra ka xhelozi, kjo gjë është nga natyra e saj. Xhelozi kanë pasur vetë gratë e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Nuk do të thotë që nëse gruaja ka xhelozi, atëherë ajo e urren këtë Ligj të Allahut.

? Gjëja që i ndalohet gruas është urrejtja e këtij ligji të Allahut. Njeriu, Ligjet e Allahut duhet t’i presë me gjoks të hapur e jo t’i urrejë ato, ngase urrejtja e tyre është kufër. Por, nëse femra e nuk e pëlqen këtë ligj, nuk do të thotë se e urren atë.

✅ Sqarim:
Nefsi i njeriut dëshiron të flejë, por në sabah i duhet të zgjohet për namaz. Ai nuk e pëlqen të zgjohet ngase ka ende dëshirë të flejë, mirëpo e di se namazi është Ligj dhe Urdhër i Allahut, e gjithë mirësia është aty, ndaj dhe zgjohet. Njerëzit i urrejnë disa gjëra, mirëpo janë në
dobinë e tyre. Allahu thotë:
“Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju…” Bekare, 216.

❌ Motrat duhet të kenë kujdes që mos të kalojnë në urrejtje ndaj këtij Ligji të Allahut, sepse kjo është me rrezik për besimin e tyre.

? Nuk është e nevojshme të shkatërrohen familjet përderisa Allahu e ka lejuar që burri të marrë grua tjetër. Ka mundësi që për shkak se ka qenë burri i padrejtë të shkatërrohet martesa.

⁉️ Ai që merr grua të dytë, duhet të mësojë dispozita të tjera. Kryesorja prej atyre dispozitave është drejtësia mes grave. Shumë njerëz i hyjnë kësaj pune, por nuk kanë dije se çfarë ka thënë Allahu rreth kësaj, Pejgamberi dhe dijetarët, e pastaj bëjnë padrejtësi. Ndaj dhe nuk dinë se si të sillen kur marrin gruan e dytë.

? Kur burri merr grua të dytë, duhet ta dijë se vetes i ka shtuar përgjegjësi për të cilat do të japë llogari para Allahut. Nuk është i njëjtë sikur ai që e ka vetëm një grua sikur ai që ka dy.

? Mua më fle në zemër fetuaja e shejkh Albanit se për këtë kohë është vështirë të merret gruaja e dytë. Ai thotë se kjo gjë është e vështirë. Mirëpo, kjo s’do të thotë se po ia imponoj ndokujt këtë mendim. Allahu e ka lejuar, e nuk mund të themi se është e ndaluar apo se nuk bën.

? Mirëpo, burri duhet t’i përmbahet drejtësisë dhe kushteve që i ka përmendur Allahu dhe i Dërguari salAllahu alejhi ue selem rreth poligamisë. Nëse burri merr grua tjetër, kjo nuk është arsye që gruaja e parë t’i kërkojë divorc.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit