Mesatarja dhe Drejtësia-4

Mesatarja e Islamit mes feve dhe ligjeve tjera

Autor: Salih Al Shejh

Sa i takon veprimit praktik, mesatarja ka disa anë, atë që veç u përshkrua më sipër dhe anën teorike.

Islami është mesatar mes religjioneve. Kush e analizon besimin islam, vëren se ai është mesatar mes feve të ndryshme. Religjion quhet secila fe, të cilës i përmbahen njerëzit, pavarësisht nëse është me origjinë të vërtetë apo të kotë.

Islami është mesatar mes hebraizmit dhe krishterimit.[1] Islami është mesatar mes zoroastrizmit[2] dhe budizmit. Islami është mesatar edhe mes ligjeve të ndryshme; mes ligjeve romake (demokraci etj.) dhe ligjeve të atyre që ia atribuojnë gjykimin vetes (diktatorëve).

Islami është mesatar edhe në etikë dhe në raportet njerëzore. Ai fton në etikë fisnike dhe nxit t’i përmbahemi asaj, madje All-llahu i Lartësuar e cilësoi të Dërguarin e Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë:

“Ti je në një etikë madhore.”[3]

Mirëpo All-llahu nuk e bëri pjesë të etikës fisnike braktisjen e krenarisë, as braktisjen e të vërtetës, por etikën fisnike e bëri mesatare, mes butësisë dhe ashpërsisë. Ashpërsia, nëse është në vendin e duhur, është e kërkuar, por edhe butësia me muslimanët dhe jomuslimanët është e kërkuar në vendin e duhur. Pra, e vërteta është mes kësaj dhe asaj.

Islami është mesatar mes religjioneve, është mesatar sa i takon raporteve ndërnjerëzore, mesatar edhe për sa u takon ligjeve. Është mesatar sa u takon atyre që e lejojnë kamatën me të gjitha llojet e saj, padrejtësitë dhe dëmet që ua shkaktojnë njerëzve, si dhe është mesatar sa u takon atyre që e ndalojnë shitblerjen me të gjitha llojet dhe pasurimin që njeriu e bën përmes dorës së vet. Islami fton në tregti, në punë, në ekonomi, në shtim dhe rritje të pasurisë, mirëpo ndalon gjatë kësaj padrejtësinë dhe dëmin, marrjen e pasurisë së huaj pa të drejtë dhe ndalon që pasuria të qarkullojë vetëm mes të pasurve, siç ndodhte në kohën e Xhahilijetit[4] dhe në ligjet e feve dhe popujve të mëparshëm.

Islami eshte mesatar ne gjithe urdhrat qe kane te bejne me besimin dhe ne gjithe ate qe njoftoi Allahu dhe i Derguari i tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Edhe ne teuhid eshte mesatar, mes atyre qe e teprojne duke shoqeruar edhe te tjere ne adhurim, si te krishteret dhe cifutet, dhe mes atyre qe cungojne, duke menduar se te gjithe njerezit jane ne teuhid, pavaresisht nga veprat e tyre. Islami fton ne njesimin e All-llahut te Lartesuar me adhurim, sic urdheron All-llahu:

”Adhuroje vetem Allahun me perkushtim te cilter per Te!”[5]

Dhe:

“Zoti yt ka urdheruar, qe te mos adhuroni askend tjeter pervec Atij”[6]

Sepse njesimi i All-llahut dhe te perkushtuarit e adhurimit vetem ndaj Tij eshte themeli i Fese.

Mesatarja e Ehli Sunnetit mes sekteve dhe fraksioneve te tjera Ehlus Sunneh uel Xhema’ah jane mesatare ne kapitullin e Emrave dhe Cilesive te Allahut. Ata qendrojne mes atyre qe emrat dhe cilesite e Allahut i perngjasojne dhe i krahasojne me cilesite e krijesave dhe mes atyre qe i mohojne dhe i zhveshin nga cdo kuptim.

Ne kapitullin e imanit, Ithtaret e Sunnetit, Xhematit dhe Islamit te vertete, jane mesatare mes Tekfirijve ekstremiste[7] dhe mes Murxhieve[8] cungues. Ata konsiderojne se imani perbehet nga fjalet, veprat dhe besimi. Pra jane mesatar mes ketyre dhe atyre.

Sa i takon dashurise ndaj sahabeve, ata gjithashtu jane mesatar mes atyre qe ia tepruan duke i hyjnizuar disa prej sahabeve dhe mes nevasibeve, te cilet i fyen disa prej sahabeve. Ehli Sunneti i don dhe i lavderon te gjithe sahabet e Pejgamberit dhe thote ate qe tha Allahu ne lidhje me ta:

“Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës.”[9]

Edhe në kapitullin që ka të bëjë me udhëheqësin dhe bindjes ndaj udhëheqësve, Ehli Sunneti, gjegjësisht Feja Islame është mesatare mes atyre që patën kundërshti, si në vepra, ashtu edhe në fjalë sa i takon kësaj çështjeje madhore. Pra, ata janë në mes të Havarixhëve, të cilët thonë se lejohet rebelimi kundrejt udhëheqësve, nëse tek ata vërehen gabime dhe mes atyre që pretendojnë se nuk lejohet as këshillimi i tyre, por sipas tyre, çdo gjë që ata thonë është e vërtetë, sepse ata janë zëvendës.

Vazhdon…

Përktheu: Xhemal Jakupi


_________________________________

[1] Çifutët janë cungues të fesë. Ata e kanë ndryshuar Librin e All-llahut, i vranë pejgamberët e tyre, i shpifën Allahut dhe e mohuan Atë. Të krishterët janë teprues në fe. Ata ia tepruan në murgëri dhe në thëniet e tyre për Isain (alejhis selam).

[2] Zoroastrizmi është një fe që ka dominuar në Persi (Irani i sotëm), për një kohë të gjatë dhe profet kryesor e ka Zaratustrën ose Zoroaster. Ajo bazohet në besimin në dy zota: zoti i të mirës dhe dritës – Ahura Mazda dhe zoti i të keqes dhe errësirës – Angra Maini. Ithtarët e kësaj feje besojnë se njeriu është i lirë të zgjedhë mes këtyre dy zotave, por është i obliguar ta ndihmojë veprën e Ahura Mazdës. Ata e hyjnizojnë dhe e adhurojnë mes tjerash edhe zjarrin. (sh.p.)

[3] El Kalem: 4.

[4] Xhahilije quhet koha e errët para ardhjes së Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (sh.p.)

[5] Ez Zumer: 2.

[6] El Isra: 23.

[7] Ata qe per nje mekat, i vogel qofte a i madh, e llogarisin muslimanin per kafir. (sh.p.)

[8] Murxhiet jane nje sekt qe besojne se njeriu behet besimtar vetem nese beson me zemer dhe e deklaron ate me goje, keshtu qe veprat nuk i konsiderojne si pjese te imanit, gje qe eshte ne kundershtim me mendimin e Ehli Sunnetit, mendim te cilin e verteton Kur’ani dhe Sunneti. Murxhiet thone se kur njeriu te besoje nuk i ben dem asnje mekat, sikurse nuk i ben dobi vepra e mire mosbesimtarit. (sh.p.)

[9] El Fet’h: 18.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit