Mes'hi (fërkimi me dorë të lagur) mbi shami

Pyetje: Në kapitullin e mes’hit (fërkimit) të mesteve, përmendet që është e lejuar për gratë (gjatë abdesit) mes’hi (fërkimi me dorë të lagur) mbi shami. Si e argumentoni këtë?

Përgjigje: Lejohet për gruan të jap mes’h mbi shaminë të cilën e vendos në kokën e saj duke e lidhur nën mjekër, në periudhën kohore prej një ditë e një natë (24 orë), me kusht që mos ta heq (shaminë) gjatë kësaj kohe (dhe të ketë abdes kur ta vesh atë, sh.p.). Arsyeja pse u lejua është vështirësia e heqjes së saj, kështu që e merr dispozitën e mes’hit mbi çallmë, për të cilën janë transmetuar hadithe të sakta që e pohojnë atë. Gjithashtu merr dispozitën e mes’hit mbi meste gjatë udhëtimit (kohëzgjatja e të cilit është tri ditë e tri natë), dhe kur është prezent (nuk udhëton, kohëzgjatja e të cilit është një ditë e një natë). Është transmetuar se Ummu Seleme (radijjAll-llahu anha) jepte mes’h mbi shaminë e saj.

Numri i fetvasë: 20769.
Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbulAziz Alu Esh-shejh, Salih El-Feuzan, Bekr Ebu Zejd.
Përktheu: Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit