Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Mes'hu mbi mestet/çorapet e holla e të shqyera (me vrima)

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

http:www.ibnothaimeen.com

Pyetje: Disa thonë që lejohet mes’hu mbi të gjitha llojet e mesteve, pavarësisht se a janë të shqyera (me vrima) apo të grisura, dhe pavarësisht se, a rrinë për këmbe gjatë të ecurit apo jo. Madje edhe nëse njeriu i ka këmbët të mbështjella me lecka, lejohet mes’hu mbi to. Ata argumentojnë me atë se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në shumë hadithe, ua përligji myslimanëve mes’hun mbi meste, dhe në asnjërën prej tyre nuk përmendet se mestet nuk duhet të jenë të shqyera. Dhe, vonimi i qartësimit nga koha kur ai duhet të bëhet, nuk lejohet. Shpresojmë nga ju të na e sqaroni se sa është e saktë kjo thënie, Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Mendimi për të cilin aludoi pyetësi, pra se lejohet t’i japësh mes’h çdo gjëje që vishet në këmbë, është i saktë, për arsye se tekstet, në të cilat përmendet mes’hu mbi meste, kanë ardhur në mënyrë të pakufizuar. Dhe, nuk lejohet vënia e kushteve për atë që vije në mënyrë të pakufizuar nga Ligjvënësi, ngaqë, vënia e kushteve për të është ngushtim (kufizim) i asaj që Allahu i Lartësuar e la të gjerë. Po ashtu, sepse, parimisht, gjërat e pakufizuara dhe të përgjithshme duhet të mbeten të tilla, derisa të vije ndonjë dëshmi që aludon për kufizim apo veçim. Ndërkohë që disa shafi’i kanë përcjellë nga Umeri dhe Ali bin Ebi Talibi (radijAllahu anhuma) lejueshmërinë e mes’hut mbi meste dhe mbi çorape të holla. Kjo e përforcon mendimin për të cilin aludoi pyetësi, pra, që lejohet mes’hu mbi çorapet dhe mestet e holla apo të shqyera, madje, sipas opinionit të saktë të dijetarëve, edhe mbi lecka (që i mbështjellin këmbët). Bile, mes’hu mbi to është më parësorë, për shkak të vështirësisë që haset në zgjidhjen dhe mbështjelljen e tyre rreth këmbëve. Kjo që u përmend është në përputhshmëri të plotë me ajetin ku përmendet pastërtia me abdes, gusël dhe tejemum: Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.” (El-Mâide, 6).

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori