Mos u bëj vetëm durimtar

Mos u bëj vetëm durimtar, por bëhu durimtar dhe bashkë me të shpreso në shpërblim prej Allahut për durimin tënd gjatë sprovës tënde

www.giftsofknowledge.wordpress.com

Shejkh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Me të vërtetë, kur një person i përballon sprovat me durim (por) pa pritur shpërblim nga Allahu, sprova bëhet pastrim për mëkatet e tij. Dhe nëse ai bën durim së bashku me shpresën për shpërblim (prej Allahut), atëherë përveç si pastrimin nga mëkatet e tij, kjo bëhet kompensim i mirë dhe shpërblim. Domethënia e shpresës në shpërblimin e Allahut (el-ihtisab) është që personi beson se së shpejti do të shpërblehet për durimin (që po e tregon), kështu ai e bën të mirë mendimin e tij për Allahun, e kështu Allahu i Madhërishëm do t’i japë atij (shpërblim) varësisht nga ajo që ai ka menduar për Të.”

Et-Ta’lik ‘ala Sahih Muslim. Fq.342
Përkthyer nga gjuha angleze
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit